CFARE ESHTE NDERGJEGJA

Studimi i Webb rreth privimit nga gjumi eshte i rendesishem sepse demostron nje menyre te kuptimit te kesaj fushe te psikologjise. Te gjithe e kuptojne rendesine e gjumit dhe megjithate ka shume gjera qe nuk i kuptojme rreth funksioneve te tij te vecanta. Gjumi konsiderohet se nje nga gjendjet e ndryshuara te ndergjegjes qe ne perjetojme. Ndonese e dime se cdo te thote qe te jesh i ndergjegjshem per ngjarje, ide, kohen, ndjenjat dhe boten rreth nesh, eshte cuditerish e veshtire qe te perkufizosh ndergjegje. Sipas nje perkufizimi te dhene nga Wallace dhe Fisher, (1987) ndergjegja eshte perpunimi i informacionit ne nivele te ndryshme te vetedijes. Shumica e perkufizimeve e vene theksin ten je vetedije e ndijimeve, mendimeve dhe ndjenjave qe ne perjetojme.

Ndonese filozofet kane debatuar per natyren e ndergjegjes per qindra vjet, studimi modern i psikologjise se ndergjegjes e ka fillesen te William James qe perkufizoi ndergjegjen si kapacitetin per te qene te vetedijshem per perjetimet dhe njohurite (James, 1904). Ne librin e tij te vitit 1890, James pershkruante kater tiparet me te rendesishme te ndergjegjes. I pari, cdo mendim eshte pjese e ndergjegjes personale te nje individi. I dyti, ndergjegja eshte gjithmone ne ndryshim.

I treti, ndergjegja eshte nje proces i vazhdueshem qe nuk mund te ndahet ne segmente. Dhe se katerti, ndergjegja perzgjedh nga mjedisi i saj ato per te cilat ajo do te jete e vetedijshme. Keshtu, sipas James, qe e krahasonte ndergjegjen me nje lume qe rrjedh, “rrjedha jone e ndergjegjes” eshte personale, ne ndryshim, e vazhdueshme dhe perzgjedhese.

Sic do te diskutojme ne kapitullin e 11, “Personaliteti”, Sigmund Freud, (1900) sugjeronte se,  struktura e personalitetit perfshin tre nivele te vetedijes se ndergjegjshme.

Mendja e ndergjegjshme eshte ajo per te cilen jemi te vetedijshem ne jeten e perditshme.

Mendja e parandergjegjshme eshte ajo ku ne e ruajm informacionin qe kemi mesuar.

Dhe mendja e pandergjegjshme eshte ajo ku mbahet materiali qe nuk vihet ne menyre te menjehershme ne dispozicionin tone (sic jane frika dhe kujtimet e pakendshme).

Shumica e teksteve te hyrjes ne psikologji, nga fillimi i shekullit XX e percaktonin psikologjine si studim te ndergjegjes. Por me vone, 1919, John Watson, themeluesi i shkolles biheviorizmit, e eliminoi me efikasitet studimin e ndergjegjes nga psikologjia duke se nuk dinte se cdo te thoshte ajo dhe se mund te bente pa te.

Vetem ne pak dekadat e fundit psikologet kane filluar perseri ti studiojne seriozisht gjendjet e ndryshme te ndergjegjes (Webb, 1981).

Tashme ka teori te ndryshme per funksionin e ndergjegjes dhe te gjitha fokusohen te vetedija. Kihlstome (1984) sugjeronte se ndergjegja na lejon qe tu kushtojme vemendje ne menyre perzgjedhese aspekteve te caktuara te vetvetes dhe mjedisit tone; keshtu mund te mendojme dhe ti kryejme veprimet tona me efektivitet. Marcel (1983) thoshe se ndergjegja na lejon qe te fusim ide dhe ngjarje te vecanta ne vetedijen tone me qellim qe te mund ti analizojme ato dhe te marrim vendime per sjelljen tone. Ornstein (1986) argumentonte se ne saje te ndergjegjes ne kemi aftesine te mendojme, kujtojme dhe arsyetojme. Ndergjegja eshte nje nder kontributet e rendesishme per mbijetesen tone si race njerezore.

Psikologet kane tendencen ta ndajne ta ndajne studimin e ndergjegjes ne dy tipe, ndergjegja e gjendjes se zgjimit dhe gjendja e ndryshuar e ndergjegjes. Vetedija e ndijimeve dhe mendimeve nderkohe qe ne jemi zgjuar dhe syhapet quhet shpesh ndergjegja e gjendjes se zgjimit (ose vetedija e ndergjegjshme). Nje pjese e mire e psikologjise studion aspekte te tilla te sjelljes dhe njohjes te individit me ndergjegje ne gjendje zgjimi, si kujtesen, gjuhen, te menduarit, problem – zgjidhjen dhe perceptimin.

Ky kapitull perqendrohet te gjendja e ndryshuar e ndergjegjes (GJNN). Ne nje gjendje te ndryshuar te ndergjegjes, ka nje ridrejtim te vemendjes, ne te cilen aspekte te ndryshme te botes perfshijne mendimet tona dhe ngacmues te ndryshem na bejne te kunderpergjigjemi.

Charles Tart (1969) pohonte se, nje gjendje e ndryshuar e ndergjegjes shfaqet kur ka me teper nje zhvendosje cilesore (ndryshmeri) te proceseve mendore sesa thjesht nje zhvendosje sasiore (syhaptesi). P.sh, gjate gjumit, ne e humbim aftesine per te shfaqur vemendje ndaj mjaft gjerave qe ndodhin rreth nesh, perjashto rastin kur veprojne ngacmues te forte si (p.sh, tingellimi i vazhdueshem i nje zileje).

Shume nga gjendjet tona te ndryshuara te ndergjegjes jane plotesisht normale dhe shfaqen lirshem, si enderrimi me sy hapur, gjumi dhe enderrimi. Andrew Weil (1973) argumentonte se, njerezit kane prej natyre nje shtytje te brendshme qe here pas here ti ndryshojne ne menyre aktive gjendjet e tyre te ndergjegjes.

Ai tregoi se femijet ne te gjithe boten vertiten rreth vetes qe tu merren mendte. Dhe natyrisht, shume prej jane te dashuruar pas atyre ngjarjeve te cmendura dhe dritheruese te lodrave ne parqet e argetimit.

Gjendje te tjera te ndryshuara te ndergjegjes mund te arrihen me perpjekje me te paramenduara. Hipnoza, meditimi dhe gjendjet e krijuara nga drogat jane gjendje te ndryshuara te ndergjegjes me te vullnetshme, jane perjetimet mjaft te perhapura neper bote. Disa hulumutues u referohen atyre si gjendje te zgjeruara te ndergjegjes.

Ne, ne kete kapitull, do te shqyrtojme ceshtjet e gjumit, drogave, hipnozave medimit dhe bioinformacionit.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s