GJUMI

Cdo nate, ne pothuaj te njejten kohe, ju shihni oren, gogesini dhe pergatiteni per te fjetur. Ju shtriheni ne krevat me dritat te fikura dhe syte mbyllur, duke pritur qe ndjenjat e pergjumjes tu perfshije dhe tu coje ne ate gjendje ne te cilen ju do te kaloni rreth 8 oret e ardhshme.

Ju kaloni afersisht nje te treten e jetes suaj ne gjume. Per shume njerez kjo do te thote rreth 25 vjet. Perderisa ju flini pak a shume rregullisht cdo dite, ju thjesht e konsideroni gjumin si nje te vertete te pashmangshme. Pikerisht tani shkencetaret po mesojne disa nga shume misteret e gjumit dhe enderrimit.

Ne tregimin tone te hapjes, ne permendem disa nga testet e perdorura per matjen e gjumit. Po ti hedhim nje sy privimit nga gjumi mund te jemi ne gjendje qe te marrim disa shpjegime per funksionet e gjumit ne jeten e perditshme.

Le te fillojme me disa nga teknikat matese te perdorura ne kerkimet per gjumin.

Kerkimet per gjumin shpesh kryhen ne laboratoret universale te gjumit ku ndryshoret mund te vezhgohen me kujdes dhe te kontrollohen. I eksperimentuari shtrihet ne nje shtrat te rehatshem nderkohe qe eksperimentuesi pergatitet qe te regjistroje te dhenat elektrofiziologjike. Mbi kete fiksohen elektroda (pajisje regjistruese) te cilat sherbejne per te matur valet e trurit. Regjistrimi i aktivitetit te valeve trunore quhet elektroencefalograme (EEG). Elektrodat lidhen gjithashtu ne fytyre dhe ne trup per te matur ndryshore te tilla si: ritmin e zemres (EKG), tensionoin e gjakut, temperaturen, levizjen e syve (EOG), aktivitetin e muskujve te skeletit (EMG), dhe frymemarrjen (Hasset, 1978). Pastaj te eksperimentuarit i kerkohet qe te qetesohet dhe te flere (Kjo, natyrisht, mund te kerkoje pak praktike).

Gjate gjendjes se zgjimit, EEG – ja tregon dy modele baze te valeve trunoe aktivitetin alfa dhe aktivitetin beta. Aktiviteti alfa ka nje frekuence prej 8 – 12 Hc dhe prodhohet kur nje person eshte i shtendosur dhe duke pushuar ne qetesi me syte te mbyllur. Aktiviteti beta ka nje frekuence prej 13 – 30 Hc dhe prodhohet kur nje person eshte me syte e hapur. Pushimi do te prodhoje nje EEG alfa, ndersa leximi i ketij libri duhet te prodhoje nje EEG beta.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s