Dy tipet e gjumit

Dy tipet e gjumit u emertuan per here te pare me 1953. Ky ishte viti kur Eugene Aserinsky dhe Nathanail Kleitman te Universitetit te Cikagos njoftuan tse, periodikisht gjate gjumit syte leviznin shume shpejt, lart e poshte nen kapake. Ky aktivitet i quajtur LSHS (levizje jo e shpejte e syve), tregonte nje tip gjumi qe ishte shume aktiv, i krahasuar me etapat e tjera me pasive te gjumit, te qujtura gjumi me LJSHSE (levizje jo e shpejte e syve). Deri ne ate kohe, shumica e shkencetareve e kishin konsideruar gjumin si nje fenomen plotesisht pasiv.

Etapat e gjumit me LJSHS. EEG  – te e trurit tregojne se ka kater etapa te vecanta te gjumit me LJSHS. Nganjehere keto etapa quhen ne menyre permbledhese gjumi me vale te ngadalshme ose gjumi klasik, meqe kjo eshte ideja klasike per ate cka eshte gjumi. Kur biem te fleme, cdo nate ne kalojme neper secilen nga te kater etapat e gjumit me LJSHS para se te kalojme ne gjumin me LSHS. Pastaj kalojme neper disa cikle te ketyre etapave te gjumit para se te zgjohemi ne mengjes. Etapat e gjumitme LJSHS quhen Etapat 1, 2, 3 dhe 4.

Etapa e 1 eshte kalimi nga shtendosja te gjumi i plote. EEG – ja karakterizohet nga aktiviteti “theta” duke patur nje frekuence prej 4 – 6 H. Personi qe fle eshte ne pergjumje dhe mund te kete imazhe pamore qe ngjajne me teper me halucinacionet sesa me enderrat me syte e hapur. Ai mund te zgjohet me lehtesi dhe mund te ndikohet nga nxites te jashtem, si p,sh, nje telefon qe tingellon. EEG – ja e Etapes se 2 – te permban po ashtu aktivitet “theta” dhe karakterizohet nga boshte gjumi, te cilat jane shperthime te shkurtra valesh prej 12 -14 Hc. Etapa e 2 – te permban gjithashtu komplekse – K te cilat jane ngritje dhe renie te forta ne EEG. Ne kalojme rreth 50% te gjumit tone ne Etapen e 2 – te. Etapa e 3 – te eshte etape kalimtare nga Etapa e 2 – te  te Etapa e 4- t ne te cilen kalojme rreth 10% te gjumit. EEG – ja e Etapes se 3 – te mund te permbaje edhe boshte gjumi, por gjithashtu fillon qe te shfaqe aktivet delta, qe ka nje frekuence prej 1 – 3 Hc.

EEG – ja e Etapes se 4 – t, e quajtur shpesh gjume i thelle, permbehet ne mase 50% nga aktiviteti delta. Ne kalojme afersisht 15% te gjumit tone ne Etapen e 4 – t. Eshte tejet e veshtire te zgjosh dike nga Etapa e 4 – t dhe kur e bejme kete, personi ka prirjen qe te jete si i keputur dhe nuk funksionon plotesisht. Sic do ta diskutojme me vone, te folurit dhe te ecurit ne gjume, trembja naten, urinimi ne shtrat, te gjitha keto ndodhin kryesisht gjate gjumit te Etapes se 4 – t .

Karakteristikat te caktuara jane te zakonshme ne gjumin me LJSHS. Syte mund te levizin me ngadale nga njera ane te tjetra. Ritmi i zemres ngadalesohet dhe tensioni i gjakut ulet pak. Frymemarrja eshte e ngadalte dhe e rregullt (dhe ne kete kohe ndodh gerhitja).

Ne pergjithesi mungon tensioni muskular dhe njeriu qe fle eshte i palevizhem. Po ta shihnin njeriun ne gjume me LJSHS, do te arrinim ne perfundimin se ai po pushon ne qetesi.

Gjumi me LSHS. Gjumi me levizje te shpejte te syve shpesh quhet gjumi i enderrave, gjume aktiv ose gjume paradoksal, sepse ketu ndodh enderrimi dhe tiparet e gjumit me LSHS jane te ngjashme me ato te gjendjes se  zgjimit. Syte levizin me shpejtesi lart e poshte. Ritmi i zemres pershpejtohet, tensioni i gjakut ngrihet, frymemarrja behet e ndryshueshme dhe ndodh ndezja seksuale ne te dy sekset (Kiester, 1980). Ka levizje periferike te fytyres se gishtave, por muskujt e medhenj te trupit jane plotesisht te paralizuar nga sistemi nervor dhe si rrjedhim, nuk mund te ndodhe asnje levizje teresore e trupit. Ne pergjithesi, aktiviteti i EEG – se eshte i ngjashem me gjendjen e zgjimit syhapet, por permban valet karakteristike “dhembesharre” te modele te EEG – se te gjumit. Duke i ripare keto tipare, ne arrijme ne perfundimin se gjumi me LSHS eshte vertet nje gjendje aktive e te fjeturit.

Gjumi me LSHS konsiderohet si gjumi i enderrave, meqe pjesa me e madhe e enderrimit ndodh ne kete etape. William C. Dement i mblodhi rezultatet e nje numri studimesh me 1976 dhe njoftoi se, kur personat e eksperimentuar zgjoheshin nga gjumi me LSHS, ata mund te kujtonin enderat deri ne 83% rasteve. Ndersa kur zgjoheshin nga gjumi me LJSHS ata mund te tregonin endrra vetem ne rreth 14% te rasteve. Enderrat ne etapen e LSHS shpesh mbahen mend te fresketa ndersa ato pak qe shihen ne etapat e LJSHS  jane shpesh te turbullta dhe te paqarta.

Modelet kohore te gjumit. Kur na ze gjumi, ne kalojme neper etapat e ndryshme te LJSHS drejt gumit gjithnje e me te thelle (Dement, 1976). Etapa 1 zgjat pak minuta, te pasuara prej disa minutash te Etapes se 2 – te. Ne ndodhemi ne Etapen e 3 – te per rreth 10 minuta para se te hyjme ne Etapen e 4 – t . Rreth dyzet minuta pas fillimit te gjumit, ne kalojme neper etapat e gjumit me LJSH ne rendin e anasjellte (Etapat 4, 3 dhe 2 ).

Afersisht nje ore e gjysem pasi na ka zene gjumi, ne kalojme nga Etapa e 2 – te ne Etapen me LSHS (ose Etapen 1 – LSHS, qe tani ze vendin e Etapes se 1 – e). Periudha e pare e LSHS mund te zgjase rreth 10 minuta. Ky cikel perseritet gjate gjithe nates.

Gjate pjeses se pare te nates, ne kalojme me shume kohe ne gjumin me LJSHS, vecanerisht ne etapat e 3 – t dhe 4 – t, por gjate pjeses se fundit te nates, kalojme shume me teper kohe ne gjumin me LSHS, me alternime te shkurtra me Etapen e 2 – t. ne fund te periudhes se gjumit, ne mund te kalonim 60 minuta ne nje periudhe perfundimtare gjumi me LSHS. Zakonisht ne zgjohemi nga gjumi me LSHS ( ne rast se nuk na zgjon me pare zilja e ores).

Ndonese ekzistojne ndryshime te medha, shkencetaret kane zbuluar se shumica e njerezve paraqesin nje model te perbashket te fjetjes, gjate gjithe jetes se tyre (Roffwarg, Muzio dhe Dement, 1966). I sapolinduri fle deri ne 16 ore ne dite, zakonisht ne seanca relativisht te shkurtra te shperndara neper 24 oret. Ne vitin e pare, gjumi i nates, me disa dremitje gjate dites, behet norme. Ne moshen 2 deri 5 vjecare, femijet flene rreth 11 oren ne dite, duke perfshire edhe nje sy gjume prej 1 ore gjate dites. Gjate moshes  6 vjecare deri ne 16 vjecare koha e pergjithshme e gjumit shkon ne mesatarisht 11 ore ne rreth 8 ore per nate dhe mbetet ne rreth 8 ore gjate pjeses me te madhe te moshes se rritur.

Nderkohe qe njerezit mplaken, ekziston tendenca qe te kene me teper veshtiresi per te fjetur. Webb (1975) njoftonte se, ne nje grup 60 vjecaresh numri i zgjimeve gjate nates ishte mjaft me i madh se ne nej grup 30 vjecaresh. Grupit me te moshuar i duhej me shume kohe qe ta zinte gjumi, ai zgjohej me shpesh spontanisht naten dhe ne total bente me pak gjume cilesor. Shumica e me te moshuarve gjithashtu dremiste gjate dites. Grate kane tendencen qe te jene me rezistente ndaj ndryshime ne moshe sesa burrat.

Ne pergjithesi, te rriturit kane rreth periudha te LSHS cdo nate dhe kalojne deri ne dy ore gjume me LSHS. Kjo perfaqeson rreth 25% te kohes se tyre totale te gjumit. Femijet e sapolindur kalojne afersisht 50% te kohes se tyre te gjumit ne LSHS. Kjo ulet ne rreth 30% nga mosha 2 vjecare dhe arrin piken kufi prej rreth 25% rreth mosesh 10 vjecare. Niveli i gjumit me LSHS mbetet mjaft konstant deri ne pleqeri, kur ai bie shume pak.

Etapa e 4 – t perben rreth 18% te gjumit te nje 10 vjecari dhe kjo mbetet e pandryshuar deri ne moshen 30 e ca vjecare, kur ajo fillon te ulet. Individet mbi 50 vjec mund te kene shume pak gjume te Etapes se 4 – t (Kelly, 1981). Kjo ndihmon per te shpjeguar shtimin e zgjuarjeve spontane ne individet me te moshua, qe shpesh kthehen ne njerez me gjume te lehte. Gjumi i Etapes se 2 – te mbetet mjaft i pandryshuar gjate gjithe jetes se njeriut.

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s