Veteparaqitja

Ne situate jofamiljare, ne perpiqemi te leme pershtypje te mira.

 

Veteparaqitja eshte sjellja qe le mbresa te dikush apo krijon pershtypje te deshiruara qe i korrespondojne bindjeve te dikujt.

 

Pritja vetemonitoruese ndeshet te njerezit qe udhehiqen nga parimi: “ Kam prirje te jem ashtu sic me duan te tjeret”; keta jane kameleone. Kjo prirje drejtohet ne rregullimin e paraqitjes per te lene pershtypjen e deshiruar.

 

Atyre qe arrijne rezultate te uleta ne vetemonitorim, nuk u intereson shume per ate se cfare mendojne te tjeret, ata flasin dhe veprojne si ndiejne dhe si besojne.

 

Prirja per te treguar modesti dhe optimizem te permbajtur eshte karakteristike per kulturat qe vleresojne permbajtjen: Kina dhe Japonia.

 

Imazhi i vetes qe njerezit shfaqin ne publik mund te jete i ndryshem nga koncepti per veten qe kane perpunuar. Here – here njerezit vendosin te modifikojne ose te krijojne nje imazh te vetes per te bere me te lehte nderveprimtarine sociale ose per te arritur nje objektiv te caktuar. Veteparaqitja eshte procesi nepermjet te cilit njerezit perpunojne imazhin dhe sjelljen vetjake ne menyre qe te krijojne pershtypje te caktuara te bashkebiseduesit. Nga njera ane eshte deshira per t’u perlqyer menjehere bashkebiseduesve, me qellim fitimin e miratimit te tyre, nepermjet te cilit jemi ne gjendje te ndikojme ne sjelljen e tyre.

 

Persa i takon aftesise se veteparaqitjes, njerezit jane te ndryshem. Disa arrijne me lehtesi te “futen” ne situatat sociale, e dine me saktesi si duhet te sillen, cfare duhet te thone dhe cfare duhet te bejne me cdo njeri qe takojne. Ndersa te tjeret mbeten vetevetja, pavaresisht nga situata ne te cilen gjenden; nuk jane te ndikuar nga normat sociale, te cilat rregullojne situatat e ndryshme.

 

Modesita e rreme

 

Pa dyshim qe njerezit paraqesin nje imazh te ndryshem nga ai qe perjetojne. Shembulli me i qarte eshte modesita e rreme.

“Modestia, – ka thene Bejkoni, – eshte nje nga artet e paraqitjes”.

 

Modesita e rreme shfaqet edhe ne permbledhejt autobiografike te njerezve te shquar. Ne ceremonite e ndarjes se cmimeve, fituesit falenderojne te afermit per mbeshtetjen qe u kane dhene.

 

Per te vertetuar kete, ne nje eksperiment u thane studenteve te shkruanin per pervojen e tyre me te suksesshme. Disave iu kerkua te shkruanin emrat dhe te lexonin para te tjereve. Keta shkruan edhe per njerez te tjere qe i kishin ndihmuar. Ndersa te tjereve iu kerkua te mbeteshin anonime. Asnje nga keta nuk shkroi se ne suksesin e tij personal e kishte ndihmuar dikush tjeter; secili theksoi veten meritat personale.

Rritja e vetestimes

 

Rritja e vetelveresimit realizohet nepermjet ketyre metodave

 

  1. Krahasimi social i prirur per poshte: Le te mendojme se ne tre provimet e kaluara ju keni marre noten 7. Ne provimin e katert u vleresuat me noten 6. Kjo ndodhi sepse: a. provimi ishte me i veshtire apo b. nuk u pergatitet mire. Per te zgjidhur kete pikepyetje, ju mendoni te krahasoheni me dy shoke/shoqe te kursit. Ju do te krahasoheni me ata qe ne tre provimet e meparshme jane vleresuar me notat 9 ose 10 apo me ata qe jane vleresuar me 6 ose 5.

 

Ne rast se krahasimi social qe do te beni prek stimen (vetevleresimin) tuaj, ju do te krahasoni veten me shokun/shoqen qe ka dale me keq se ju ne provime.

 

  1. Harresa selektive. Eshte ne natyren e cdo njeriu qe kujtimet e tij te cilat lidhen me prekjen, uljen e vetestimes (si: mosmarrja e provimit, humbja e vendit te pune, humbja e lojes, deshtimi ne nje veprimtari etj.) jane te prirura te shuhen me shpejt nga kujtesa ne krahasim me kujtimet qe lidhen me ngjarje te gezuara. Frojdi thoshte: “Une nuk mbaj mend asnje emer te pacienteve me te cilet kam deshtuar”.

 

Kur mossukseset nuk na ndahen, ne ngushellojme veten. “Ende nuk jam i persosur, por kohe me pare isha me keq”.

 

  1. Pranimi selektiv. Si rregull, kur studenti merr note te larte ne provim thote: “Lenda dhe provimi ishin shume interesante. Pedagogu eshte shume i mire!”.

Njerezit kane prirjen per te zvogeluar rendesine e vleresimeve apo mendimeve negative, nderkohe qe zmadhojne ose ekzagjerojne saktesine e tyre pozitive.

 

  1. Kompensimi i te metave apo gabimeve. Asnjeri nuk mund te jete i suksesshem ne cdo hap qe hedh ne jete. Nuk mund te jete i shkelqyer ne mesime, valltar i mrekullueshem, sportist i klases se pare, veprimtar shoqeror etj. Po keshtu, nuk mund te jesh i perkushtuar ne pune dhe, ne te njejten kohe, bashkeshort i mire, qe rri mjaft kohe ne shtepi.

 

Prirja kompesuese (qe e ka cdo njeri) na ndihmon te kalojme periudhat e veshtira ne jete, madje edhe ne veshtiresite me te medha ne gjithnje gjejme dicka pozitive ne veten tone: “Nuk u be kiameti se humba, rendesi ka kenaqesia qe me dha loja”.

 

Permbledhje:

 

Si kafshe shoqerore, ne i rregullojme fjalet dhe veprimet per te kenaqur te tjeret. Ne vetemonitorohemi, veme re paraqitjen tone, e rregullojme paraqitjen per te lene pershtypjen e deshiruar tek te tjeret.

 

Arritjet me te medha te jetes, por edhe zhgenjimet me te medha te saj, kne lindur nga parashikimet e medha.

 

Paskali ka thene: “Asnje e vertete e vetme muk eshte e mjaftueshme, sepse bota eshte e mderlikuar. Cdo e vertete e ndare nga e verteta e saj plotesuese eshte nje e vertete gjysmake.

 

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s