NJOHJA E TE TJEREVE DHE GJYKIMI SHOQEROR

Femijet nuk lindin si anetare te shoqerise, ata lindin te priru ndaj bashkejeteses dhe dalengadale behen anetare te shoqerise. Ne kete kendveshtrim, socializimi eshte teresia e proceseve nepermjet te cilave cdo individ, i cdo brezi, behet anetar i shoqerise ku jeton.

 

Cdo individ lind ne nje strukture sociale ku ka te beje me persona qe kujdesen per te. Ata qe merren me mirerritjen dhe me edukimin e femijeve jane ndermjetes midis ketyre dhe botes sociale.

Nje nder karateristikat themelore te socializimit fillestar eshte te realizohet ne nje mjedis te ngarkuar me ndjenja pozitive. Lidhja emotive e femijeve me personat qe merren me mirerritjen e tyre perben nje kusht vendimtar per te ardhmen e tyre si pjesetare te shoqerise.

 

Marredheniet nene – femije jane nje model i paperseritshem ku realizohet socializimi paresor dhe e gjithe fusha e zhvillimit kognitiv dhe afektiv te femijes.

 

Krahas kesaj, theksojme se identifikimi me njerez te rendesishem perben nje kusht te nevojshem qe cdo femije te njohe boten sociale dhe, ne te njejten kohe, te njohe edhe veten si person te rendesishem per te rriturit qe merren me te. Ne kete menyre, femijet kuptojne se jane me te vertete ata qe te rriturit duan. Kur femija thote: “ Une jam Sabina”, ajo  afirmon se eshte e pershtatshme ne boten sociale, ne te cilen e identifikojne – “Sabina”.

 

Gjate socializimiyt paresor vihet re progresi ne pergjithesimin e roleve dhe te qendrimeve te te tjereve, ne vecanti te babait, te nenes dhe te gjysherve. Ne funksion te kesaj, le t’i referohemi procesit te ndertimit te normave. Po marrim nje shembull: femija thyen goten e ujit (per here te pare ne jeten e tij); mamaja e qorton (pak me dashuri).

Ne kete rast, femija kujton skenen si “nena u inatos”. Ne rast se e ema do te reagoje ne situata te njejta gjithnje ne kete menyre, femija e kupton qe “mamaja do te inatoset kurdohere qe thyej goten”. Ne qofte se edhe personat e tjere te rendesishem per te (babai, gjyshja, etj.) sillen njesoj si nena, teresia e atyre qe kerkojne respektimin e normes rritet; hapi vendimtar hidhet kur femija shikon kur te gjithe jane kunder tij kur thyen goten. Norma per te eshte: “gota nuk duhet thyer”.

 

Cdo njeri perpiqet te njohe njerezit qe e rrethojne dhe t’i kuptoje ata. Kjo eshte e nevojshme dhe e domosdoshme per te vendosur dhe per te ruajtur marredhenie te dreja. Njohja e te tjereve behet jo vetem me shpjegimin e siperfaqshem te sjelljes dhe te veprimve te tyre, por edhe me synimin dhe perpjekjet qe te shpjegojme arsyet e sjelljes se tyre. Per realizimin e kesaj, ne marrim informacion te shumte per njerezit qe na rrethojne. Keshtu, per shembull, ne ditet e para te tetorit studentet presin te hyje ne auditor pedagogu i lendes. Secili nga ata e sheh per here te pare. Ne fillim e gjykojne nga pamja e jashtme, veshja, mosha, menyra si komunikon, fjalet e para te tij etj. Ne kete menyre, mbi bazen e karakteristikave siperfaqesore, ata formojne pershtpyjen fillestare per pedagogun e tyre. Ne fund te leksionit, studenti mendon se eshte gati te jape nje gjykim per pedagogun dhe te thote nese pershtypja fillestare ishte apo jo prane se vertetes.

 

Sic theksuam, per te njohur tjetrin ne mbledhim shume informacion. Pa kete informacion ne nuk do te ishim ne gjendje te bejme perceptimin e tij. Lind pyetja: si e percaktojme se cfare eshte e rendesishme ne gjithe ate informacion qe kemi vjele?

 

Ne kete proces njohes, secili nga nderton skema per njerezit dhe pervojen sociale. Fale ketyre skemave, ne sistemojme informacionin qe kemi ne kujtese, paraqesim ne mendje rrugen qe operon bota sociale, krijojme nje kornize per te kategorizuar dhe per te intepretuar informacionin me skemat sociale. Ka skema per tipa te vecante njerezish. Keshtu, skema e nenes perfshine dashurine, perkedheljen, dhembshurine, sakrifikimin e saj etj.

 

Skemat jane te dobishme se na ndihmojne te bejme kategorizimin e informacionit. Skemat i perdorim vetem kur nuk kemi shume informacion, kur nuk kemi shume fakte konkrete, kur eshte i veshtire sistemimi i tyre dhe, si rrjedhoje, percaktimi i tipit te njeriut qe duan ta njohim ne thellesi. Per te zgjidhur kete problem i biem shkurt duke perdorur skemat.

 

Gjithnje kur takojme dike kemi disa njohuri baze per ate person, te cilin e quajme person – skeme ose prototip. Keto skema perbehen nga pjese te zgjedhura informacioni, pjeset qe na bejne me shume pershtypje. Keshtu, ne rast se dike e njohim si mashtrues, cdo informacion tjeter qe do te marrim per ate do ta filtrojme ne kete skeme (eshte mashtrues).

 

Skema eshte nje teori lidhur me faktin se me cfare eshte i ngjashem nje individ; kjo teori formon parashikimet tona lidhur me veprimet e ketij individi ne situata te ndryshme. Skema e thjeshton veprimtarine mendore per interpretimin e sjelljes se individit qe na intereson.

 

Skemat ndikojne edhe ne kujtimet tona. Cdo njeri eshte i prirur te kujtojne         ato trajta apo cilesi te individeve qe lidhen me skemat. Keshtu, per shembull, nje polic na ndaloi ne rruge se nuk po ecnim mbi vijat e bardha. Pas kesaj ngarjeje, ne gjithnje e kujtojme e policin me uniformen karakteristike, autoritar, zbatues i ligjit dhe me cilesi te tjera qe lidhen me skemen e policit. Skemat ndikojne ne menyren si e perpunojne informacionin, si e organizojme dhe si e kodojme ne kujtesen tone. Pa skemat ne nuk do te kishim njelloj “harte”  mendore, e cila na tregon ate qe eshte e rendesishme dhe na kursen shume kohe ne percaktimin e te tjereve.

 

Skemat e rolit

 

Sociologet e perkufizojne rolin social si nje teresi sjelljesh qe priten qe personi t’i realizoje kur te zere nje pozicion te caktuar ne strukturen sociale. Atehere, skema e rolit eshte struktura kognitive e cila organizon dijen rreth sjelljeve te parashikuara. Per shembull, ushtrimi i nje profesioni e ben njeriun te beje vete sjellje te caktuara rutine, ku domethenia eshte kuptimi qe skema korresponduese eshte aktivizuar. Keshtu, ne rast se nje person me kerkon te zhvishem dhe me drejton pyetje krejtesisht personale, nuk do ta ndieja veten te shqetesuar ose te habitur se e di qe ky person eshte mjek dhe, si pasoje,, nje skeme u aktivizua, sipas se ciles edhe kjo sjellje e cuditshme (zhveshja) rezulton te jete e arsyeshme dhe e pranueshme.

 

Rolet fitohen me pune dhe me perpjekje, por ka edhe role qe misherohen te njeriu qe ne castin e lindjes dhe e shoqerojne dhe shoqerojne ate gjate gjithe jetes; kemi te bejme me role te ashtuquajtura “te regjistruara”, sic eshte roli seksual, raca, mosha, etj. Perdorimi i skemave te tilla pa dyshim qe e ben me te lehte jeten e subjektit perceptues, megjithese duhet t’u shmanget nje sere rreziqeve qe shkaktohen nga thjeshtezimi i madh i realitetit social. Eshte tundim i forte perdorimi i kategorive konceptuale per te pershkruar grupe njerezish te bashkuar nga nje rol social. Por kjo mund te sjellje edhe pershkrime jo plotesisht te sakta. Ja disa shembuj pershkrimesh te kategorive sociale te bazuara ne aktivizimin e skemave te rolit: “Femrat e urrejne matematiken, ato jane sentimentale dhe qajne me lehtesi”; “ Njerezit me ngjyre jane fantaziste, te dashuaruar pas muzikes dhe e gezojne jeten”, “Pleqte jane grindavece, jane pak te prirur ndaj ndryshimeve dhe shume te lidhur pas zakoneve.

 

Skemat e ngjarjve

 

Njerezit levizin e veprojne ne nje mjedis social te bazuar ne rregulla te miratuara. Te hipesh ne furgon, te telefonosh, te rezervosh vend ne nje restorant ose hotel, te shkosh ne teater etij, jane veprimtari te cilat bazohen ne sekuenca te ngjarjeve qe zhvillohen ne menyre rutine ne kontekste situatash te percaktuara sakte. Keto skema gjenerojne pershkrimin si duhet te sillemi ofrojne tregues per sekuencat e aksionit per te arritur objektivin (vajtja tek vendi ku u nisen furgonet, te zbavitesh ne teater, te flesh ne hotel etj). Ne kendveshtrimin psikologjik eshte interesante te veme ne dukje se keto skema veprojne jashte vetedijes se personit – eshte fare e thjeshte te marresh ne telefon, te hipesh ne furgon, pa reflektuar se cilat jane strukturat e njohjes qe veprojne per programimin e aksioneve tona ne situata specifike. Por, ia vlen te reflektojme kalimti sesa te rendesishme jane ato. Ja, nje shembull:

 

Ne oren 13 Admiri futet ne restorant dhe ulet ne nje tavoline. Kamarieri i sjellje menyne. Admiri i hedh nje veshtrim te shpejte gjelleve dhe zgjedh roste me sallate. Si mbaron se ngreni, paguan dhe shkon perseri ne zyre.

 

Kemi te bejme me nje sekuence te klasike te ndodhive qe behen  ne nje mjedis te caktuar. Keto skema parashikojne fazat qe jane tipike per keto lloje veprimtarish (hyrja ne restorant,  ulja, shikimi i menyse, zgjedhja e ushqimit, pagesa etj.) te cilat realizohen nga role te caktuara (klienti, kamarieri, arketari, kuzhinieri etj).

 

Krahas shume aneve pozitive, skemat kane edhe ane negative, se shpesh mbushin me informacion jo te sakte dicka qe nuk eshte e plote ne mendjen tone. Po keshtu, skemat jane mjaft te rezitence ndaj ndryshimeve. Eshte ne natyern e njeriut te modeloje fakte qe i pershtaten nje skeme ekzistuese, sesa te pranoje qe skema qe ka ndertuar eshte e gabuar, qofte edhe kur i paraqiten fakte per kete.

 

Skemat kane nenkategorizime, nje nder keta eshte stereotipi.

Stereotipi eshte nje lloj skeme qe i krijon opinionet dhe parashikimet per pjesetaret e nje grupi, vetem mbi bazen e anetaresise se tyre ne ate grup. Stereotipat shpeshhere jane te demshem.

 

Stereotipat lidhen me kategorite sociale dhe kategorite etnike (ne shumicen e rasteve pjestaret e etnive te tjera etiketohen sipas paragjykimeve qe kemi). I tille eshte edhe stereotipi i moshes. Jane te shumte njerezit qe pleqte i konsiderojne pasive, te rrjedhur nga mendte etj.

 

Nje lloj tjeter eshte stereotipi i lidhur me pjesetaret e nje grupi ku ne nuk bejme pjese. Njerezit jane te prirur t’i shohin jo me dashamiresi ata qe nuk jane pjesetare te grupit te tyre (gurp, shoqate, klase, lagje, parti etj)

 

Stereotipi i seksit, sipas ketij mashkulli, shihet si ambicioz, agresiv, kompetitiv, pershtatet me pak etj, ndersa femra: e bute, adoptohet me lehtesi, eshte pasive etj.

 

Si e formojme pershtypjen per njerezit qe na rrethojne?

 

Le te supozojme qe bashkebiseduesi juaj  ju kerkon informacion per nje njeri qe ju e njihni mire. Si do ta nisnit pershkrimin e tij? Cilat karakteristika quani me infromuese? Si do t’i organizoni elementet e ndryshme ne menyre qe bashkebiseduesi te fitoje nje pershtypje pozitive? Sic shihet, kemi te bejme me veprimtari ne te cilat eshte i perfshire cdo dite secili nga ne. Ai qe e jep informacionin i drejtohet kujteses, vazhdon me seleksionimin dhe integrimin e njohurive te fituara me pare dhe perfundon me zgjedhjen e modaliteteve gjuhesore nepermjet te cilave transmeton njohurite e veta. Ne kendveshtrimin e atij qe e merr mesazhin, mund te hipotezojme se pershkrimi i marre “perkthehet” ne nje konceptuale.

Keto njeri nderveprojne me strukturen e njohjes. Edhe ne rast se personi nuk eshte i pranishem fizikisht, ky person i pershkruar eshte bere nje lloj “objekti material” per te cilin eshte e mundshme te flasesh mire ose keq, te parashikohet ne do te sillet ne menyre te favorshme ose jo. Si realizohet ky proces kompleks?

 

I pari qe na dha te kuptojme dukurite qe kane lidhje me ate qe e jep dhe ate qe e merr informacionin, ishte Ash. Ai u nis nga hipoteza se, perceptimi (ashtu si edhe perceptimi i nje individi) eshte nje proces konstruktiv, rezultatet e te cilit jane imediate nga strukturat e interpretimit qe aktivizohen ne trurin tone. Menyra si “shohim” nje objekt te caktuar ose nje element te nje figure, varet nga konteksti ku ai eshte futur. Per shembull, elementi “l” qe shohim ne numrin I978 eshte shume i ngjashem me ate qe shohim ne fjalen “lule” , ne u  atribuojme elementeve domethenie te ndryshme, fale gjykimit te kontekstit ku secili eshte perfshire. 

Ai beri nje analize te thelle te menyres me te cilen personat arrijne te realizojne pershtypjen e pergjithshme, duke u nisur nga informacionet qe kane te bejne me tipare specifike qe pershkruajne nje individ. Kur psikologet sociale flasin per tipare, u referohen cilesive te qendrueshme, qe karakterizojne nje person (per shembull, “miqesor”, “besepak”, “dembel” etij). Ash argumentoi se ne e konceptojme personin si njesi psikologjike dhe informacionet e ndryshme qe zoterojme per te, vijne e kumtohen nga nje berthame intepretuese njesuese. Per te demostruar kete dukuri, Ash krijoi nje situate eksperimentale, sa te thjeshte, aq edhe bindese: subjekteve u tha te lexonin nje liste me tipare dhe te krijonin pershtypjen per personin e pershkruar. Grupit te pare :gjysmes se te eksperimentuarve) i tha qe eshte fjala per nje person inteligjent, i afte, punetor, me shpirt te madh, praktik dhe i vemendshem. Grupit te dyte i tha qe eshte fjala per nje person inteligjent, i afte, punetor, i ftohte, praktik dhe i vemendshem.

Nga pershtypjet e dy personaliteteve qe eksperimentuesit krijuan, del ne pah se modifikimi i thjeshte i nje tipari (person i ftohte, persn me shpirt te madh) percakton diferencat sinjifikative te ketyre dy personave te pershkruar.

Per shembull, inteligjenca e nje personi me shpirt te madh u interpretua si “urtesi”, ndersa inteligjenca e nje personi te ftohte u intepretua si “racional, indiferent”.

 

Cfare thame me siper lidhur me formimin e pershtypjes per personin do te bente te besonim se aktiviteti i individit qe krijon keto pershtypje kryesisht konsiston ne kombinimin ne menyra te ndryshme te elementeve te informacionit qe disponon. Ne jeten e cdo dite individet shfrytezojne informacione drejteperdrejte disponibel, por qe shpesh integrohen me informacionin qe tashme e zoterojne. Per shembull, ate te “shkuarjes te informacionit te dhene”. Sipas tij njohja jone e personave eshte strukturuar nga parashikimet tona.

Keto parashikime ndertojne nje lloj teorie per te cilen nuk jemi gjithnje te vetedijshem, por e perdorim cdo dite kur duam te dime dicka dhe synojme te imagjinojme ose te shpjegojme aspektet e tjera te personalitetit te tij. Per shembull, eshte gjeresisht e perhapur bindja se tipare, si “miqesor”, “besnik”, jane bashke; ne rast se kjo eshte e vertete, atehere ka gjasa qe nje person qe pershkruhet si “miqesor”, subjektet dalin ne perfundimin se ai eshte edhe njeri i besueshem.

 

Formimi i pershtypjes se pergjithshme realizohet nepermjet organizimit te informacionit nga ana e individit per individin tjeter. Ne rast se grupit te pare te studenteve, para se te filloje leksioni, do t’i themi se pedagogu qe po presin, eshte njeri i ngrohte, praktik, kritik dhe i vendosur, ndersa grupit te dyte i themi se pedagogu qe po presin eshte tip i ftohte, praktik dhe i vendosur (shihni me kujdes: i vetmi ndryshim ne karakterizimin e pedagogut qendron fjalet: i ngrohte – i ftohte), pas leksionit do te veme re qe studentet e grupit te pare kane krijuar nje opinion pozitiv per pedagogun, ndersa studentet e grupit te dyte kane krijuar nje opinion negativ, megjithese leksioni ishte i njejte per te dyja grupet. Ky eksperiment (i Kelej) mbahet si klasik per ilustrimin e kendveshtrimit te hershem te perceptimit te individit – fokusimin ne trajta te vecanta te personalitetit per te formuar nje pershtypje te pergjithshme per ate.

 

Lind pyetja: Si formohet pershtypja e pergjithshme? Cdo njeri e fokuson vemendjen tek disa cilesi qendrore per krijimin e pershtypjes se pergjithshme. Keto cilesi qendrore sherbejne per te interpretuar informacionin qe do te merret me vone per te njejtin individ. Keshtu, per shembull, ne shembullin e mesiperm, pershkrimi i pedagogut, is praktik apo i vendosur, interpretohet ndryshe kur ne fillim ai eshte pershkruar si “ i ngrohte” dhe ndryshe kur eshte pershkruar si “i ftohte”. (Dy fjalet ne thonjeza jane cilesi qendrore).

 

Pershtypja e pare

 

Pershtypja e pare ndikon fuqimisht per te formuar nje mendim per tjetrin. Kur shohim per here te pare nje te rritur qe nuk i kushton rendesi pamjes se jashtme, kur shohim nje femer te bukur dhe serioze, mendojme se i rrituri eshte njeri i vrazhde dhe bukuroshjae eshte inteligjente. Por, me kalimin e kohes, mesojme se i moshuari eshte kompetent ne ne nje fushe te shkences, ndersa bukuroshja rezulton me nje nivel mendor teper te ulet. Eshte ne natyren e njeriut, qe mbi bazen e pershtypjes se pare, te krijoje nje mendim per tjetrin. Si rrjedhoje, pershtypja e pare mund te ndikoje per keq ne marredheniet tona te ardhshme me tjetrin.

 

Krahas kesaj te vertete, eshte argumentuar shkencerisht edhe efekti i references kur informacioni i mevonshem eshte me i besueshem se informacioni i meparshem.

 

Efekti i references funksionon kur:

  1. njerezit kerkojne vleresim te dyte (per tjetrin), informacioni i mevoshem merr rendesi me te madh se i meparshmi
  2. kalon nje kohe relativisht e gjate midis marrjes se informacionit te pare dhe informacioni te ri.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s