Permbushja e profecise vetjake

Pershtypja e pare e gabuar shpesh shoqerohet me efekte negative. Ne rast se nje njeri e konsiderojne jomiqesor, sjellja jone ndaj tij ben qe ai te pergjigjet po ne kete menyre. Nepermjet sjelljes sone nxitim sjelljen jomiqesore te tjetrit. Kur pershtypja jone e pare e gabuar behet realitet, realizohet permbushja e profecise vetjake. Eshte e natyrshme qe ndaj sjelljes sone jomiqesore, tjetri nuk do te sillet miqesisht me ne.

Ne kete kontekst, eshte i njohur eksperimenti i telefonit – disa burrave iu treguan fotografia e nje femre te bukur, ndersa disa te tjereve i nje te shemtuare. Te paret u shfaqen erotike, folen miqesisht me gruan e bukur, ndersa burrat e tjere mbajten qendrim te kundert me te paret.

Vleresimi i bisedave telefonike nga grate. Secili nga burrat ne kete eskperiment, duke u bazuar ne fotografine qe kishte pare, u be ne menyre te tille qe edhe reagimi i femrave te ishte ai qe ata prisnin. Ajo u be personi qe ai priste te ishte.

 

Menyra dhe serioziteti si ne i shpjegojme shkaqet e sjelljes te te tjereve, ndikojne fuqimisht ne sjelljen tone.

 

Proceset e atribuimit kauzal

 

Atribuizimi kauzal, shkakor, eshte nje menyre tjeter per te shkuar “tej informacionit te dhene”, kryesisht kur informacioni (qe subjekti zoteron) eshte i papajtueshem me skemat e veta personale ose sociale.

 

Shume nga situatat sociale ku jemi pjesemarres aktivizojne analizen kauzale te tipit te nenkuptuar dhe, per kete, mund te mos jeni te vetedijshem. Ne jete ndeshemi me nje mori situatash ku analiza kauzale behet me qellim te caktuar, gje qe kerkon si kohe ashtu edhe “lodhje mendore”. Jane situatat ku gjerat nuk rrjedhin si duhet ose qe te habitin, sepse nuk jane te parashikueshme. “Si ka mundesi qe miku im me pershendeti aq ftohte sot ne mengjes?” Kjo eshte nje “situate klasike”, e cile kerkon te vrasesh mendjen per te gjetur shkakun per ate sjellje te gjykuar si e befasishme. Cili do te ishte shpjegimi, cilat do te ishin pyetjet qe do t’i drejtonim vetes ne nje situate te tille. Ja, disa shembuj: “ ndoshta e kam fyer”, ndoshta eshte zgjuar me humor te keq” ose “ndoshta ne diskutimin qe beme mbreme, ai i ka keqkuptuar disa nga theniet e mia”. “Cili eshte motive kryesor qe, perballe ndodhive jot e zakonshme, ose ne pamje te pare te pashpjegueshme, nuk kufizohemin vetem ne njohjen e situates, por kerkojme shkakun qe e ka prodhuar dhe qe e ka shkaktuar? Motivi kryesor duket se qendron ne nevojen qe kane njerezit per te parashikuar te ardhmen dhe te kontrollojne ngjarjet. Cdo njeri duhet te kujtoje si shkojne gjerat ne rast se deshiron te jete ne gjendje te ndikoje ne rrjedhjen e ngjarjeve.

 

Psikologu i pare qe studioi keto dukuri, ishte Haideri. Sipas tij, kriteri themelor per interpretimin e sjelljes se dikujt konsiston ne saktesimin e shkakut te sjelljes se personit (shkak i brendshem) apo ne mjedisin ku ndodhet (shkak i jashtem) apo ne te dy. Shkaku i brendshem i sjelljes lidhet drejteperdrejte me faktoret personale dhe me motivimin ose aftesite. Le te mendojme qe nje student duhet te pergatite nje ese per seminarin e mesem. Ne mund te imagjinojme kombinime te faktoreve te brendshem si, per shembull, i mungon motivimi i mjaftueshem per zgjidhjen e detyres ose ai deshiron ta shruajne esene, por qe nuk i ka aftesite per ta realizuar kete.

Krahas faktore te brendshem, duhet te kemi parasysh edhe faktoret e jashte, te cilet mund ta favorizojne apo ta pengojne zgjidhjen e detyres. Ne rast se kjo detyre per studentin eshe shume e thjeshte, atij do t’i duhet pak motivim dhe pak aftesi; ne rast se detyra eshte e veshtire, niveli i motivimit dhe i aftesive te tij nuk do te jete i mjaftueshem. Po keshtu, faktor i jashtem ne mosrealizimin e detyres mund te jete edhe mungesa e energjise elektrike. Si perfundim, fakti qe nje person  ka apo jo sukses ne realizimin e nje projekti varet nga veshtiresia e detyres (faktore te jashtem) si dhe nga forcat personale (faktore i te brendshem)

 

Atribuimi i pergjegjesise

 

Ne shume situata  nuk mjafton veten te evidentohen faktoret qe shkaktuan ngjarjen, por te evidentohet edhe pergjegjesia per ngjarjen qe ndodhi. Degjojme qe nje njeri ka vrare komshiun, ne kendveshtrimin kauzal do t’i benin pyetjen vetes “kush”. Por edhe me dhenien e pergjigje kesaj pyetjeje ceshtja mbetet ende e hapur.. Komshiu u vra per pasoje te nje fataliteti apo ishte vrasje e qellimshme?

Sipas Hajderit, eshte e mundshme te dallohen nivele te ndryshme te pergjegjesise qe percaktojne sa fajtor eshte personi per ngjarjen ne fjale.

Niveli me i hershem eshte i asociacimit. Per shembull, mund te quhet pergjegjes per asocim ai qe, duke mos vene re humorin e keq te komshiut, nuk nderhyri per ta per ta ndihmuar apo per t’i dhene kuraje; si rrjedhoje ne menyrete terthorte, ai mundesoi vrasjen. Pergjegjesia kauzale eshte e atij qe ndermori aksionin qe shkaktoi ndodhine ne fjale (ne rastin tone vdekjen e komshiut) per te cilen nuk kishte qellim ose aftesine per ta parashikuar; keshtu mund te mendohet per nje aksident. I tille eshte edhe rasti kur nje gjuetar, ne vend qe te qelloje kafshen, pa dashur qellon shokun. Pergjegjesia eshte e qellimshme kur sjellja e atij qe realizon nje akt eshte e vetedijshme per pasojat qe sjell.

Se fundi, mund te konsiderohet e justifikueshme sjellja qe, megjithese shkakton pasoja negative, u manifestua si pergjigje e rrethanave specifike (per shembull, vrau dike per te mos lejuar qe ai ta vriste).

 

Gjykimi shoqeror

 

Gjykim: forme e te menduarit logjik, me te cilin pohojme ose mohojme dicka per nje a me shume objekte, dukuri oe per vetite e tyre). Gjykimi yne per ate qe bejne njerezit dhe shtetet, varet nga shpjegimi qe u japim veprimeve te tyre. Duke u mbeshtetur ne shpjegimet tona, veprimin miqesor te nje tjetri e konsiderojme si perkedheli e menduar ose si perpjekje per te fituar simptine tone.

 

Peerfundimet qe arrijme lidhur me veprimet e te tjerve, percaktojne reafgimin tone ndaj tyre dhe vendimet tona ne lidhje me ata.

 

Nga sa thame me siper, si do t’u pergjigjeshit ketyre pyetjeve:

  1. Aksidenti i princeshes Diana – “Kush e kishte faijin”?

 

  1. Shtator 1983 Bs rrezoi avionin e linjes koreane, duke vrare 269 vete

 

  1. Korrik 1988, kryqezori amerikan ne Gjirin Persik rrezoi avionin e linjes ajrore iraniane duke vrare 290 vete.

 

Ruset rrezuan avionin se menduan se kaloi kufirin dhe ishte avion spiun? Amerikanet e rrezuan se dyshuan se kishte raketa dhe do te qellonte?

 

Teoria e atributit

 

Teoria e atributit analizon menyren e shpjegimit te sjelljes se njerezve. Me ane te kesaj teorie njerezit shpjegojne sjelljen e te tjereve ne dy menyra te cilat jane.

 

  1. Duke bere pergjegjese dispozitat e brendshme
  2. Duke bere pergjegjese situatat dhe rrethanat e jashtme

 

Dallimi midis shkaqeve te brendshme (dispozitave) dhe te jashtme (te situates) disa here te erreson, sepse situata e jashtme prodhon ndryshime te brendshme. Kur thuhet se nej nxenes eshte i frikesuar, eshte nje menyre e shkurter per te thene qe “shkolla i frikeson nxenesit”. Situatat veprojne mbi dispozitat.

 

Modeli i kovariacionit i Kelej

 

Ne shume situata individet ndeshen me shembuj te ndryshem te se njejtes ndodhi ose te ndodhive te ngjashme. Le te supozojme se kemi te bejme me kete ngjarje: nje student mendon se kupton fare pak nga ato qe shpjegon pedagogu X. Studenti eshte i shqetesuar dhe kerkon te gjeje shkakun perse ndodh kjo. Sipas Kelej, personat, qe perjetojne situata te ngjashme me ato qe treguam me siper, vleresojne informacionin qe ka te beje me kovariacionin ( Parimi i kovariacionit – nje efekt i atribuohet nje situate qe eshte e pranishem kur efekti eshte i pranishem) ne tre dimensione, te cilat jane:

 

  1. Dallimi – eshte pedagogu i vetem qe shpjegimin e tij thuajse e kuptoj, ndersa leksionet e pedagogeve te tjere i kuptoj fare mire? Po ne te kaluaren me ka ndodhur te perjetoje te njejten situate edhe me pedagoge te tjere?

 

  1. Qendrueshmeria – me ka ndodhur gjithnje qe ta kuptoj pak pedagogun X apo kjo ndodi vetem ne leksionin e sotem?

 

  1. Miratimi – edhe studentet e tjere nuk e kuptojne shpjegimin e X?

 

Kerkimet eksperimentale qe jane bere per te vene ne prove modelin e kovariacionit te Kelej vertetuan parashikimin e kenaqshem – dimensioni i dallimit, i qendrueshmerise dhe i miratimit, jane rezultate te rendesishme ne prodhimin e atributeve kauzale.

 

Gabimi themelor i atributit

 

Sjellja e individeve eshte fryt i nje kompklesi kombinimesh te faktoreve situative por edhe te dispozitave personale. Le te mendojme nje atlet qe me proven e pare arrin te behet rekordmen; te cilet jane faktoret qe bene te mundshem kete arritje te madhe? Eshte e kuptueshme se kur atleti nuk ka formen ideale, nuk perqendrohet si duhet, ne rast se nuk jeton i teri me proven qe do te ndermarre, suksesi nuk mund te arrihet. Por edhe kur te gjitha dispozita personale ai i ka, ai do te behet rekordmen vetem ne rastin kur ne te njejten kohe do te realizohen edhe faktoret e mjedisit qe favorizojne paraqitjen e mire te tij. Ndermjet ketyre faktoreve permendim: mungesen e fryrjes se eres perballe,  kepucet e tij te jene enkas per garen, dieta e mbajtur prej tij te kete qene korrekte etj. Kur ne vrojtojme dhe vleresojme sjelljen e personave qe na rrethojne, kemi prirjen qe sjelljen e tyre t’ua atribuojme me teper dispozitave qe zoterojne se situates, perdorim konceptin gabimi themelor i atributit; me fjale te tjera, nenvleresojne ndikimin e faktoreve te situates dhe mbivleresojne rolin e faktoreve te brendshem.

 

Mesimi me i rendesishem i psikologjise sociale eshte ndikimi qe kemi nga mjedisi shoqeror.

 

Ne cdo rast, gjendja jone e brenshme dhe ajo qe themi e bejme, varen nga situata dhe ajo qe i sjellim situates.

 

Kur shpjegojme sjelljen e dikujt, ne nenvleresojme situaten dhe mbivleresojme shkallen e pasqyrimit te tipareve dhe te qendrimeve te individit.

 

Mosmarrja parasysh e situates quhet gabimi themelor i atrubutit  e cila eshte tendenca qe kane vezhguesit per te nenvleresuar ndikimet e situates dhe per te mbivleresuar ndikimet e dispozitave mbi sjelljen. Gabimi themelor i atributit shfaqet ne shkalle me te gjere kur i sherben interesit tone.

 

Ne kemi prirjen per te menduar se te tjeret jane ashtu sic shfaqen. Ju kujtohet Hirushja – ne mbremje me princin dhe ne shtepi me njerken. Ne kryejme gabimin themelor te atributit kur shpjegojme sjelljen e te tjereve, Ndersa ne, shpesh e shpjegojme sjelljen tone sipas situates, duke i quajtur te tjeret pergjegjes per sjelljen tone. Kur behet fjale per sjelljen tone, ne zakonisht perdorim folje qe pershkruajne fjale per dike tjeter, ne e pershkruajme ate: “Ai eshte i mbrapsht”.

 

Ndryshimet mes kulturave

 

Edhe kulturat ndikojne ne gabimin themelor te atribuimit. Bota perendimore kerkon nga njerezit qe te mendojne se eshte individi dhe jo situtata qe ndikon mbi sjelljen – “ me dispoziten dhe qendrimin e duhur, gjithesecili mund te kaperceje cdo problem”.

 

Ne kulturat kolektiviste, rrallehere ndodh qe njerezit t’i perceptojne te tjeret si pas dispozitave personale.

 

Sa themelor eshte gabimi kryesor i atribuimit?

 

Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetjeje une do thoja se shume thone se nje prirje atributi duhet marre si e vertete.

Shume perfshijne detyrime te qarta (kur jemi ne kishte, ne nje interviste pune etj).

 

Atribuimi i sjelljes mbi dispozitat dhe jo mbi situaten krijon demtim. “Shumica e njerezve te varfer nuk jane pertace…. Ata marrin autobusin e mengjesit… Ata rritin femijet e te tjereve…. Ata pastrojne rruget. Jo, jo, ata nuk jane pertace” – Ate Xhesi.

 

Pse e studiojme gabimin themelor te atributit

 

Vazhdojme te “ merremi me gabimet dhe huqet e mendimit shoqeror”. Nje student tha: “ Psikogolet sociale nxjerrin rezultate duke bere lojera magjie me njerezit”. Por, eksperimentet ne psikogjine sociale nuk zhvillohen per te treguar sa “budallenj jemi ne, te vdekshmit”, por per te treguar si mendojme ne per veten dhe per te tjeret.

 

  1. Nese aftesia jone per iluzion dhe vetemashtrim eshte shokues, mos harroni se menyrat si mendojne pergjithesi jane pershtatese.

 

  1. Arsyeja per t’u perqendruar mbi prirjet qe pushtojne mendimin tone eshte se ne jemi te pavetedijshem per to. Eshte kjo arsyeja qe letersia boterore shpesh portretizon krenarine dhe ne pak raste deshtimet njerezore. Qe te perforcojme arsyetimin tone shoqeror ne duhet te zhvillojme aftesite tona per mendimin kritik.

 

Permbledhje:

 

Ne shpjegimin e sjelljes se te tjereve ne kryejme gabimin themelor te atributit – i quajtur edhe prirja e perkatesise. Vleresojme kaq shume tiparet dhe qendrimet e brendshme, saqe nuk marrim parasysh detyrimet e situates, edhe kur keto jane te dukshme.

 

Njerezit nuk jane objekte pa shpirt; keshtu, kur nje individ vepron, ne nuk marrim parasysh ererat e situates, por mendojme per shtysa te brendshme. Ne jemi me te ndjeshem ndaj ndikimeve te situates mbi veten tone.

 

Ndertimi i interpretimeve dhe i kujtimeve

 

Parakoncepti yne prin menyren e perceptimit  dhe te intepretimit te informacionit. Ne nuk i pergjigjemi realitetit ashtu sic eshte, por ashtu sic e ndertojme ne. Ashtu sic jam, ashtu shoh.

 

Edhe nje stimul i thjeshte mund te godase ne menyre te ndryshme dy individe. Te thuash se X eshte kryeminister i shkelqyer i Shqiperise, eshte nje e vertete e madhe per nje simpatizant te tij, por eshte nje prirje e gabuar per dike qe e sheh me percmim. Admiruesit e sportit mendojne se arbitri mban gjithmone anen e skuadres kundershtare.

Kur keni nje bindje, ajo ndikon mbi menyren e perceptimit te informacionit qe lidhet me te. Kur e shihni nje grup si te rrezikshem, ju i interpretoni veprimet e tij si te dyshimta dhe te rrezikshme.

 

Njerezit jane me pak kritike ndaj informacionit qe mbeshtet perfundimin e tyre te parapelqyer.

 

Parakoncepti lekund  edhe shkencetaret. Ka nje realitet objektiv perjashta, por ne e shohim ate nepermjet syzeve te bindjeve, qendrimeve dhe vlerave tona. Kjo eshte nje arsye per bindjet tona per gjithacka tjeter. Ka nje realitet te tere perjashta, por kuptimi yne per te ndertohet brenda mendjes.

 

Eshte shume veshtire t’i heqesh vleren nje mashtrimi, pasi individi krijon bindjen se ka dicka racionale ne te. Ruajtja e bindjes eshte dukuria qe tregon se nje bindje mund t’i mbijetoje cdo deshmie qe hedh poshte lindjen e saj. Per te ndryshuar nje bindje duhet nje deshi me e madhe sesa per ta krijuar nje te tille.

 

A ka ndonje menyre per te ndaluar ruajtjen e bindjes? Ka nje celes shume te thjeshte – shpjegimi i se kundertes.

 

Ndertimi i kujtimeve

 

A jeni dakort qe – “Kujtesa mund te quhet nje shport ne mendjen tone, ne te cilen depozitojme materiale dhe prej se ciles marrim materiale nese eshte e nevojshme. Rastesisht dicka humbet nga shporta dhe ne themi se harrojme.

 

Kerkimet psikologjike kane vertetuar te kunderten. Shumica e kujtimeve nuk jane kopje te pervojave qe qendrojne te depozituara ne banken e kujteses. Mund te themi se ne ndertoje kujtime dhe i largojme ato, pasi kujtimi kerkon arysetim ne retrospektive. Ato nxjerrin ate qe mund te kete qene dhe japin ate qe ne besojme dhe dime.

Kujtesa nuk eshte si te lexosh nje liber; kujtesa eshte si te shkruash nje liber nepermjet fragmenteve te shkeputura”.

 

Rindertimi i qendrimeve te kaluara

 

“Nje njeri nuk duhet te turperohet te thote se ka gabuar, gje qe eshte nje menyre per te thene se sot eshte me i zgjuar se dje”.

Njerezit paraqesin nje retrospektive te mrekullueshme – ata i kujtojne ngjarjet me te bukura se c’ishin ne te vertete.

“Sa me te keqija te jene mendimet per partnerin, aq me te keqija jane kujtimet tuaja dhe kjo tregon se ju keni qendrime te keqija”.

 

“Vetepelqimi luaj lojera te neveritshme me kujtesen tone”.

 

“Te gjithe ne kemi “seder totalitare”, e cila rishikon te kaluaren ne menyre te tille qe te kenaqe pikepamjet e se tashmes”.

 

Ata qe marrin pjese ne programe vetepermiresimi shfaqin nje permiresim modest ne krahasim me mesataren. Ata mendojne; “Mbase nuk jam i perkryer, por kam qene me keq perpara; kjo me beri shume mire mua”.

 

Ridertimi i pervojave tona

 

Efekti i keqinformimit – vendosja e informacionit te gabuar ne kujtesen e nje individi lidhur me nje ngjarje ku ka qene deshmitar i saj dhe ka marre informacion te gabuar lidhur me te.

 

Ne ndertimin e kujteses, ne perdorim ne menyre te pandergjegjshme bindjet tona per mbushjen e vrimave, keshtu organizojme fragmente nga e kaluara jone ne nje histori bindese.

 

Ne mund t’i mendojme kujtimet si te depozituara ne nje rrjet bashkelidhjesh. Per te terhequr nje kujtim, na duhet te aktivizojme fijet qe cojne atje, proces ky qe quhet mbushje; mbushja eshte aktivizimi i bashkelidhjeve te vecante ne kujtese.

 

Gjykimet tona shoqerore jane nje perzierje vezhgimi e shprese, qellimi dhe pasioni.

 

Permbledhje:

 

Parakonceptet ndikojne fuqishem ne menyren e intepretimit dhe kujtimit te ngjarjeve. Paragjykimet e njerezve kane ndikim ne menyren e perceptimit dhe te intepretimit te informacionit. Eksperimentet tregojne se prirjet tona te perceptimit dhe te interpretimit te ngjarjes para dhenies se informacionit ndryshojne me ato pas dhenies, por ne e mohojme kete.

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s