Permbushja e profecise vetjake

Pershtypja e pare e gabuar shpesh shoqerohet me efekte negative. Ne rast se nje njeri e konsiderojne jomiqesor, sjellja jone ndaj tij ben qe ai te pergjigjet po ne kete menyre. Nepermjet sjelljes sone nxitim sjelljen jomiqesore te tjetrit. Kur pershtypja jone e pare e gabuar behet realitet, realizohet permbushja e profecise vetjake. Eshte e natyrshme qe ndaj sjelljes sone jomiqesore, tjetri nuk do te sillet miqesisht me ne.

Ne kete kontekst, eshte i njohur eksperimenti i telefonit – disa burrave iu treguan fotografia e nje femre te bukur, ndersa disa te tjereve i nje te shemtuare. Te paret u shfaqen erotike, folen miqesisht me gruan e bukur, ndersa burrat e tjere mbajten qendrim te kundert me te paret.

Vleresimi i bisedave telefonike nga grate. Secili nga burrat ne kete eskperiment, duke u bazuar ne fotografine qe kishte pare, u be ne menyre te tille qe edhe reagimi i femrave te ishte ai qe ata prisnin. Ajo u be personi qe ai priste te ishte.

 

Menyra dhe serioziteti si ne i shpjegojme shkaqet e sjelljes te te tjereve, ndikojne fuqimisht ne sjelljen tone.

 

Proceset e atribuimit kauzal

 

Atribuizimi kauzal, shkakor, eshte nje menyre tjeter per te shkuar “tej informacionit te dhene”, kryesisht kur informacioni (qe subjekti zoteron) eshte i papajtueshem me skemat e veta personale ose sociale.

 

Shume nga situatat sociale ku jemi pjesemarres aktivizojne analizen kauzale te tipit te nenkuptuar dhe, per kete, mund te mos jeni te vetedijshem. Ne jete ndeshemi me nje mori situatash ku analiza kauzale behet me qellim te caktuar, gje qe kerkon si kohe ashtu edhe “lodhje mendore”. Jane situatat ku gjerat nuk rrjedhin si duhet ose qe te habitin, sepse nuk jane te parashikueshme. “Si ka mundesi qe miku im me pershendeti aq ftohte sot ne mengjes?” Kjo eshte nje “situate klasike”, e cile kerkon te vrasesh mendjen per te gjetur shkakun per ate sjellje te gjykuar si e befasishme. Cili do te ishte shpjegimi, cilat do te ishin pyetjet qe do t’i drejtonim vetes ne nje situate te tille. Ja, disa shembuj: “ ndoshta e kam fyer”, ndoshta eshte zgjuar me humor te keq” ose “ndoshta ne diskutimin qe beme mbreme, ai i ka keqkuptuar disa nga theniet e mia”. “Cili eshte motive kryesor qe, perballe ndodhive jot e zakonshme, ose ne pamje te pare te pashpjegueshme, nuk kufizohemin vetem ne njohjen e situates, por kerkojme shkakun qe e ka prodhuar dhe qe e ka shkaktuar? Motivi kryesor duket se qendron ne nevojen qe kane njerezit per te parashikuar te ardhmen dhe te kontrollojne ngjarjet. Cdo njeri duhet te kujtoje si shkojne gjerat ne rast se deshiron te jete ne gjendje te ndikoje ne rrjedhjen e ngjarjeve.

 

Psikologu i pare qe studioi keto dukuri, ishte Haideri. Sipas tij, kriteri themelor per interpretimin e sjelljes se dikujt konsiston ne saktesimin e shkakut te sjelljes se personit (shkak i brendshem) apo ne mjedisin ku ndodhet (shkak i jashtem) apo ne te dy. Shkaku i brendshem i sjelljes lidhet drejteperdrejte me faktoret personale dhe me motivimin ose aftesite. Le te mendojme qe nje student duhet te pergatite nje ese per seminarin e mesem. Ne mund te imagjinojme kombinime te faktoreve te brendshem si, per shembull, i mungon motivimi i mjaftueshem per zgjidhjen e detyres ose ai deshiron ta shruajne esene, por qe nuk i ka aftesite per ta realizuar kete.

Krahas faktore te brendshem, duhet te kemi parasysh edhe faktoret e jashte, te cilet mund ta favorizojne apo ta pengojne zgjidhjen e detyres. Ne rast se kjo detyre per studentin eshe shume e thjeshte, atij do t’i duhet pak motivim dhe pak aftesi; ne rast se detyra eshte e veshtire, niveli i motivimit dhe i aftesive te tij nuk do te jete i mjaftueshem. Po keshtu, faktor i jashtem ne mosrealizimin e detyres mund te jete edhe mungesa e energjise elektrike. Si perfundim, fakti qe nje person  ka apo jo sukses ne realizimin e nje projekti varet nga veshtiresia e detyres (faktore te jashtem) si dhe nga forcat personale (faktore i te brendshem)

 

Atribuimi i pergjegjesise

 

Ne shume situata  nuk mjafton veten te evidentohen faktoret qe shkaktuan ngjarjen, por te evidentohet edhe pergjegjesia per ngjarjen qe ndodhi. Degjojme qe nje njeri ka vrare komshiun, ne kendveshtrimin kauzal do t’i benin pyetjen vetes “kush”. Por edhe me dhenien e pergjigje kesaj pyetjeje ceshtja mbetet ende e hapur.. Komshiu u vra per pasoje te nje fataliteti apo ishte vrasje e qellimshme?

Sipas Hajderit, eshte e mundshme te dallohen nivele te ndryshme te pergjegjesise qe percaktojne sa fajtor eshte personi per ngjarjen ne fjale.

Niveli me i hershem eshte i asociacimit. Per shembull, mund te quhet pergjegjes per asocim ai qe, duke mos vene re humorin e keq te komshiut, nuk nderhyri per ta per ta ndihmuar apo per t’i dhene kuraje; si rrjedhoje ne menyrete terthorte, ai mundesoi vrasjen. Pergjegjesia kauzale eshte e atij qe ndermori aksionin qe shkaktoi ndodhine ne fjale (ne rastin tone vdekjen e komshiut) per te cilen nuk kishte qellim ose aftesine per ta parashikuar; keshtu mund te mendohet per nje aksident. I tille eshte edhe rasti kur nje gjuetar, ne vend qe te qelloje kafshen, pa dashur qellon shokun. Pergjegjesia eshte e qellimshme kur sjellja e atij qe realizon nje akt eshte e vetedijshme per pasojat qe sjell.

Se fundi, mund te konsiderohet e justifikueshme sjellja qe, megjithese shkakton pasoja negative, u manifestua si pergjigje e rrethanave specifike (per shembull, vrau dike per te mos lejuar qe ai ta vriste).

 

Gjykimi shoqeror

 

Gjykim: forme e te menduarit logjik, me te cilin pohojme ose mohojme dicka per nje a me shume objekte, dukuri oe per vetite e tyre). Gjykimi yne per ate qe bejne njerezit dhe shtetet, varet nga shpjegimi qe u japim veprimeve te tyre. Duke u mbeshtetur ne shpjegimet tona, veprimin miqesor te nje tjetri e konsiderojme si perkedheli e menduar ose si perpjekje per te fituar simptine tone.

 

Peerfundimet qe arrijme lidhur me veprimet e te tjerve, percaktojne reafgimin tone ndaj tyre dhe vendimet tona ne lidhje me ata.

 

Nga sa thame me siper, si do t’u pergjigjeshit ketyre pyetjeve:

  1. Aksidenti i princeshes Diana – “Kush e kishte faijin”?

 

  1. Shtator 1983 Bs rrezoi avionin e linjes koreane, duke vrare 269 vete

 

  1. Korrik 1988, kryqezori amerikan ne Gjirin Persik rrezoi avionin e linjes ajrore iraniane duke vrare 290 vete.

 

Ruset rrezuan avionin se menduan se kaloi kufirin dhe ishte avion spiun? Amerikanet e rrezuan se dyshuan se kishte raketa dhe do te qellonte?

 

Teoria e atributit

 

Teoria e atributit analizon menyren e shpjegimit te sjelljes se njerezve. Me ane te kesaj teorie njerezit shpjegojne sjelljen e te tjereve ne dy menyra te cilat jane.

 

  1. Duke bere pergjegjese dispozitat e brendshme
  2. Duke bere pergjegjese situatat dhe rrethanat e jashtme

 

Dallimi midis shkaqeve te brendshme (dispozitave) dhe te jashtme (te situates) disa here te erreson, sepse situata e jashtme prodhon ndryshime te brendshme. Kur thuhet se nej nxenes eshte i frikesuar, eshte nje menyre e shkurter per te thene qe “shkolla i frikeson nxenesit”. Situatat veprojne mbi dispozitat.

 

Modeli i kovariacionit i Kelej

 

Ne shume situata individet ndeshen me shembuj te ndryshem te se njejtes ndodhi ose te ndodhive te ngjashme. Le te supozojme se kemi te bejme me kete ngjarje: nje student mendon se kupton fare pak nga ato qe shpjegon pedagogu X. Studenti eshte i shqetesuar dhe kerkon te gjeje shkakun perse ndodh kjo. Sipas Kelej, personat, qe perjetojne situata te ngjashme me ato qe treguam me siper, vleresojne informacionin qe ka te beje me kovariacionin ( Parimi i kovariacionit – nje efekt i atribuohet nje situate qe eshte e pranishem kur efekti eshte i pranishem) ne tre dimensione, te cilat jane:

 

  1. Dallimi – eshte pedagogu i vetem qe shpjegimin e tij thuajse e kuptoj, ndersa leksionet e pedagogeve te tjere i kuptoj fare mire? Po ne te kaluaren me ka ndodhur te perjetoje te njejten situate edhe me pedagoge te tjere?

 

  1. Qendrueshmeria – me ka ndodhur gjithnje qe ta kuptoj pak pedagogun X apo kjo ndodi vetem ne leksionin e sotem?

 

  1. Miratimi – edhe studentet e tjere nuk e kuptojne shpjegimin e X?

 

Kerkimet eksperimentale qe jane bere per te vene ne prove modelin e kovariacionit te Kelej vertetuan parashikimin e kenaqshem – dimensioni i dallimit, i qendrueshmerise dhe i miratimit, jane rezultate te rendesishme ne prodhimin e atributeve kauzale.

 

Gabimi themelor i atributit

 

Sjellja e individeve eshte fryt i nje kompklesi kombinimesh te faktoreve situative por edhe te dispozitave personale. Le te mendojme nje atlet qe me proven e pare arrin te behet rekordmen; te cilet jane faktoret qe bene te mundshem kete arritje te madhe? Eshte e kuptueshme se kur atleti nuk ka formen ideale, nuk perqendrohet si duhet, ne rast se nuk jeton i teri me proven qe do te ndermarre, suksesi nuk mund te arrihet. Por edhe kur te gjitha dispozita personale ai i ka, ai do te behet rekordmen vetem ne rastin kur ne te njejten kohe do te realizohen edhe faktoret e mjedisit qe favorizojne paraqitjen e mire te tij. Ndermjet ketyre faktoreve permendim: mungesen e fryrjes se eres perballe,  kepucet e tij te jene enkas per garen, dieta e mbajtur prej tij te kete qene korrekte etj. Kur ne vrojtojme dhe vleresojme sjelljen e personave qe na rrethojne, kemi prirjen qe sjelljen e tyre t’ua atribuojme me teper dispozitave qe zoterojne se situates, perdorim konceptin gabimi themelor i atributit; me fjale te tjera, nenvleresojne ndikimin e faktoreve te situates dhe mbivleresojne rolin e faktoreve te brendshem.

 

Mesimi me i rendesishem i psikologjise sociale eshte ndikimi qe kemi nga mjedisi shoqeror.

 

Ne cdo rast, gjendja jone e brenshme dhe ajo qe themi e bejme, varen nga situata dhe ajo qe i sjellim situates.

 

Kur shpjegojme sjelljen e dikujt, ne nenvleresojme situaten dhe mbivleresojme shkallen e pasqyrimit te tipareve dhe te qendrimeve te individit.

 

Mosmarrja parasysh e situates quhet gabimi themelor i atrubutit  e cila eshte tendenca qe kane vezhguesit per te nenvleresuar ndikimet e situates dhe per te mbivleresuar ndikimet e dispozitave mbi sjelljen. Gabimi themelor i atributit shfaqet ne shkalle me te gjere kur i sherben interesit tone.

 

Ne kemi prirjen per te menduar se te tjeret jane ashtu sic shfaqen. Ju kujtohet Hirushja – ne mbremje me princin dhe ne shtepi me njerken. Ne kryejme gabimin themelor te atributit kur shpjegojme sjelljen e te tjereve, Ndersa ne, shpesh e shpjegojme sjelljen tone sipas situates, duke i quajtur te tjeret pergjegjes per sjelljen tone. Kur behet fjale per sjelljen tone, ne zakonisht perdorim folje qe pershkruajne fjale per dike tjeter, ne e pershkruajme ate: “Ai eshte i mbrapsht”.

 

Ndryshimet mes kulturave

 

Edhe kulturat ndikojne ne gabimin themelor te atribuimit. Bota perendimore kerkon nga njerezit qe te mendojne se eshte individi dhe jo situtata qe ndikon mbi sjelljen – “ me dispoziten dhe qendrimin e duhur, gjithesecili mund te kaperceje cdo problem”.

 

Ne kulturat kolektiviste, rrallehere ndodh qe njerezit t’i perceptojne te tjeret si pas dispozitave personale.

 

Sa themelor eshte gabimi kryesor i atribuimit?

 

Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetjeje une do thoja se shume thone se nje prirje atributi duhet marre si e vertete.

Shume perfshijne detyrime te qarta (kur jemi ne kishte, ne nje interviste pune etj).

 

Atribuimi i sjelljes mbi dispozitat dhe jo mbi situaten krijon demtim. “Shumica e njerezve te varfer nuk jane pertace…. Ata marrin autobusin e mengjesit… Ata rritin femijet e te tjereve…. Ata pastrojne rruget. Jo, jo, ata nuk jane pertace” – Ate Xhesi.

 

Pse e studiojme gabimin themelor te atributit

 

Vazhdojme te “ merremi me gabimet dhe huqet e mendimit shoqeror”. Nje student tha: “ Psikogolet sociale nxjerrin rezultate duke bere lojera magjie me njerezit”. Por, eksperimentet ne psikogjine sociale nuk zhvillohen per te treguar sa “budallenj jemi ne, te vdekshmit”, por per te treguar si mendojme ne per veten dhe per te tjeret.

 

  1. Nese aftesia jone per iluzion dhe vetemashtrim eshte shokues, mos harroni se menyrat si mendojne pergjithesi jane pershtatese.

 

  1. Arsyeja per t’u perqendruar mbi prirjet qe pushtojne mendimin tone eshte se ne jemi te pavetedijshem per to. Eshte kjo arsyeja qe letersia boterore shpesh portretizon krenarine dhe ne pak raste deshtimet njerezore. Qe te perforcojme arsyetimin tone shoqeror ne duhet te zhvillojme aftesite tona per mendimin kritik.

 

Permbledhje:

 

Ne shpjegimin e sjelljes se te tjereve ne kryejme gabimin themelor te atributit – i quajtur edhe prirja e perkatesise. Vleresojme kaq shume tiparet dhe qendrimet e brendshme, saqe nuk marrim parasysh detyrimet e situates, edhe kur keto jane te dukshme.

 

Njerezit nuk jane objekte pa shpirt; keshtu, kur nje individ vepron, ne nuk marrim parasysh ererat e situates, por mendojme per shtysa te brendshme. Ne jemi me te ndjeshem ndaj ndikimeve te situates mbi veten tone.

 

Ndertimi i interpretimeve dhe i kujtimeve

 

Parakoncepti yne prin menyren e perceptimit  dhe te intepretimit te informacionit. Ne nuk i pergjigjemi realitetit ashtu sic eshte, por ashtu sic e ndertojme ne. Ashtu sic jam, ashtu shoh.

 

Edhe nje stimul i thjeshte mund te godase ne menyre te ndryshme dy individe. Te thuash se X eshte kryeminister i shkelqyer i Shqiperise, eshte nje e vertete e madhe per nje simpatizant te tij, por eshte nje prirje e gabuar per dike qe e sheh me percmim. Admiruesit e sportit mendojne se arbitri mban gjithmone anen e skuadres kundershtare.

Kur keni nje bindje, ajo ndikon mbi menyren e perceptimit te informacionit qe lidhet me te. Kur e shihni nje grup si te rrezikshem, ju i interpretoni veprimet e tij si te dyshimta dhe te rrezikshme.

 

Njerezit jane me pak kritike ndaj informacionit qe mbeshtet perfundimin e tyre te parapelqyer.

 

Parakoncepti lekund  edhe shkencetaret. Ka nje realitet objektiv perjashta, por ne e shohim ate nepermjet syzeve te bindjeve, qendrimeve dhe vlerave tona. Kjo eshte nje arsye per bindjet tona per gjithacka tjeter. Ka nje realitet te tere perjashta, por kuptimi yne per te ndertohet brenda mendjes.

 

Eshte shume veshtire t’i heqesh vleren nje mashtrimi, pasi individi krijon bindjen se ka dicka racionale ne te. Ruajtja e bindjes eshte dukuria qe tregon se nje bindje mund t’i mbijetoje cdo deshmie qe hedh poshte lindjen e saj. Per te ndryshuar nje bindje duhet nje deshi me e madhe sesa per ta krijuar nje te tille.

 

A ka ndonje menyre per te ndaluar ruajtjen e bindjes? Ka nje celes shume te thjeshte – shpjegimi i se kundertes.

 

Ndertimi i kujtimeve

 

A jeni dakort qe – “Kujtesa mund te quhet nje shport ne mendjen tone, ne te cilen depozitojme materiale dhe prej se ciles marrim materiale nese eshte e nevojshme. Rastesisht dicka humbet nga shporta dhe ne themi se harrojme.

 

Kerkimet psikologjike kane vertetuar te kunderten. Shumica e kujtimeve nuk jane kopje te pervojave qe qendrojne te depozituara ne banken e kujteses. Mund te themi se ne ndertoje kujtime dhe i largojme ato, pasi kujtimi kerkon arysetim ne retrospektive. Ato nxjerrin ate qe mund te kete qene dhe japin ate qe ne besojme dhe dime.

Kujtesa nuk eshte si te lexosh nje liber; kujtesa eshte si te shkruash nje liber nepermjet fragmenteve te shkeputura”.

 

Rindertimi i qendrimeve te kaluara

 

“Nje njeri nuk duhet te turperohet te thote se ka gabuar, gje qe eshte nje menyre per te thene se sot eshte me i zgjuar se dje”.

Njerezit paraqesin nje retrospektive te mrekullueshme – ata i kujtojne ngjarjet me te bukura se c’ishin ne te vertete.

“Sa me te keqija te jene mendimet per partnerin, aq me te keqija jane kujtimet tuaja dhe kjo tregon se ju keni qendrime te keqija”.

 

“Vetepelqimi luaj lojera te neveritshme me kujtesen tone”.

 

“Te gjithe ne kemi “seder totalitare”, e cila rishikon te kaluaren ne menyre te tille qe te kenaqe pikepamjet e se tashmes”.

 

Ata qe marrin pjese ne programe vetepermiresimi shfaqin nje permiresim modest ne krahasim me mesataren. Ata mendojne; “Mbase nuk jam i perkryer, por kam qene me keq perpara; kjo me beri shume mire mua”.

 

Ridertimi i pervojave tona

 

Efekti i keqinformimit – vendosja e informacionit te gabuar ne kujtesen e nje individi lidhur me nje ngjarje ku ka qene deshmitar i saj dhe ka marre informacion te gabuar lidhur me te.

 

Ne ndertimin e kujteses, ne perdorim ne menyre te pandergjegjshme bindjet tona per mbushjen e vrimave, keshtu organizojme fragmente nga e kaluara jone ne nje histori bindese.

 

Ne mund t’i mendojme kujtimet si te depozituara ne nje rrjet bashkelidhjesh. Per te terhequr nje kujtim, na duhet te aktivizojme fijet qe cojne atje, proces ky qe quhet mbushje; mbushja eshte aktivizimi i bashkelidhjeve te vecante ne kujtese.

 

Gjykimet tona shoqerore jane nje perzierje vezhgimi e shprese, qellimi dhe pasioni.

 

Permbledhje:

 

Parakonceptet ndikojne fuqishem ne menyren e intepretimit dhe kujtimit te ngjarjeve. Paragjykimet e njerezve kane ndikim ne menyren e perceptimit dhe te intepretimit te informacionit. Eksperimentet tregojne se prirjet tona te perceptimit dhe te interpretimit te ngjarjes para dhenies se informacionit ndryshojne me ato pas dhenies, por ne e mohojme kete.

 

 

NJOHJA E TE TJEREVE DHE GJYKIMI SHOQEROR

Femijet nuk lindin si anetare te shoqerise, ata lindin te priru ndaj bashkejeteses dhe dalengadale behen anetare te shoqerise. Ne kete kendveshtrim, socializimi eshte teresia e proceseve nepermjet te cilave cdo individ, i cdo brezi, behet anetar i shoqerise ku jeton.

 

Cdo individ lind ne nje strukture sociale ku ka te beje me persona qe kujdesen per te. Ata qe merren me mirerritjen dhe me edukimin e femijeve jane ndermjetes midis ketyre dhe botes sociale.

Nje nder karateristikat themelore te socializimit fillestar eshte te realizohet ne nje mjedis te ngarkuar me ndjenja pozitive. Lidhja emotive e femijeve me personat qe merren me mirerritjen e tyre perben nje kusht vendimtar per te ardhmen e tyre si pjesetare te shoqerise.

 

Marredheniet nene – femije jane nje model i paperseritshem ku realizohet socializimi paresor dhe e gjithe fusha e zhvillimit kognitiv dhe afektiv te femijes.

 

Krahas kesaj, theksojme se identifikimi me njerez te rendesishem perben nje kusht te nevojshem qe cdo femije te njohe boten sociale dhe, ne te njejten kohe, te njohe edhe veten si person te rendesishem per te rriturit qe merren me te. Ne kete menyre, femijet kuptojne se jane me te vertete ata qe te rriturit duan. Kur femija thote: “ Une jam Sabina”, ajo  afirmon se eshte e pershtatshme ne boten sociale, ne te cilen e identifikojne – “Sabina”.

 

Gjate socializimiyt paresor vihet re progresi ne pergjithesimin e roleve dhe te qendrimeve te te tjereve, ne vecanti te babait, te nenes dhe te gjysherve. Ne funksion te kesaj, le t’i referohemi procesit te ndertimit te normave. Po marrim nje shembull: femija thyen goten e ujit (per here te pare ne jeten e tij); mamaja e qorton (pak me dashuri).

Ne kete rast, femija kujton skenen si “nena u inatos”. Ne rast se e ema do te reagoje ne situata te njejta gjithnje ne kete menyre, femija e kupton qe “mamaja do te inatoset kurdohere qe thyej goten”. Ne qofte se edhe personat e tjere te rendesishem per te (babai, gjyshja, etj.) sillen njesoj si nena, teresia e atyre qe kerkojne respektimin e normes rritet; hapi vendimtar hidhet kur femija shikon kur te gjithe jane kunder tij kur thyen goten. Norma per te eshte: “gota nuk duhet thyer”.

 

Cdo njeri perpiqet te njohe njerezit qe e rrethojne dhe t’i kuptoje ata. Kjo eshte e nevojshme dhe e domosdoshme per te vendosur dhe per te ruajtur marredhenie te dreja. Njohja e te tjereve behet jo vetem me shpjegimin e siperfaqshem te sjelljes dhe te veprimve te tyre, por edhe me synimin dhe perpjekjet qe te shpjegojme arsyet e sjelljes se tyre. Per realizimin e kesaj, ne marrim informacion te shumte per njerezit qe na rrethojne. Keshtu, per shembull, ne ditet e para te tetorit studentet presin te hyje ne auditor pedagogu i lendes. Secili nga ata e sheh per here te pare. Ne fillim e gjykojne nga pamja e jashtme, veshja, mosha, menyra si komunikon, fjalet e para te tij etj. Ne kete menyre, mbi bazen e karakteristikave siperfaqesore, ata formojne pershtpyjen fillestare per pedagogun e tyre. Ne fund te leksionit, studenti mendon se eshte gati te jape nje gjykim per pedagogun dhe te thote nese pershtypja fillestare ishte apo jo prane se vertetes.

 

Sic theksuam, per te njohur tjetrin ne mbledhim shume informacion. Pa kete informacion ne nuk do te ishim ne gjendje te bejme perceptimin e tij. Lind pyetja: si e percaktojme se cfare eshte e rendesishme ne gjithe ate informacion qe kemi vjele?

 

Ne kete proces njohes, secili nga nderton skema per njerezit dhe pervojen sociale. Fale ketyre skemave, ne sistemojme informacionin qe kemi ne kujtese, paraqesim ne mendje rrugen qe operon bota sociale, krijojme nje kornize per te kategorizuar dhe per te intepretuar informacionin me skemat sociale. Ka skema per tipa te vecante njerezish. Keshtu, skema e nenes perfshine dashurine, perkedheljen, dhembshurine, sakrifikimin e saj etj.

 

Skemat jane te dobishme se na ndihmojne te bejme kategorizimin e informacionit. Skemat i perdorim vetem kur nuk kemi shume informacion, kur nuk kemi shume fakte konkrete, kur eshte i veshtire sistemimi i tyre dhe, si rrjedhoje, percaktimi i tipit te njeriut qe duan ta njohim ne thellesi. Per te zgjidhur kete problem i biem shkurt duke perdorur skemat.

 

Gjithnje kur takojme dike kemi disa njohuri baze per ate person, te cilin e quajme person – skeme ose prototip. Keto skema perbehen nga pjese te zgjedhura informacioni, pjeset qe na bejne me shume pershtypje. Keshtu, ne rast se dike e njohim si mashtrues, cdo informacion tjeter qe do te marrim per ate do ta filtrojme ne kete skeme (eshte mashtrues).

 

Skema eshte nje teori lidhur me faktin se me cfare eshte i ngjashem nje individ; kjo teori formon parashikimet tona lidhur me veprimet e ketij individi ne situata te ndryshme. Skema e thjeshton veprimtarine mendore per interpretimin e sjelljes se individit qe na intereson.

 

Skemat ndikojne edhe ne kujtimet tona. Cdo njeri eshte i prirur te kujtojne         ato trajta apo cilesi te individeve qe lidhen me skemat. Keshtu, per shembull, nje polic na ndaloi ne rruge se nuk po ecnim mbi vijat e bardha. Pas kesaj ngarjeje, ne gjithnje e kujtojme e policin me uniformen karakteristike, autoritar, zbatues i ligjit dhe me cilesi te tjera qe lidhen me skemen e policit. Skemat ndikojne ne menyren si e perpunojne informacionin, si e organizojme dhe si e kodojme ne kujtesen tone. Pa skemat ne nuk do te kishim njelloj “harte”  mendore, e cila na tregon ate qe eshte e rendesishme dhe na kursen shume kohe ne percaktimin e te tjereve.

 

Skemat e rolit

 

Sociologet e perkufizojne rolin social si nje teresi sjelljesh qe priten qe personi t’i realizoje kur te zere nje pozicion te caktuar ne strukturen sociale. Atehere, skema e rolit eshte struktura kognitive e cila organizon dijen rreth sjelljeve te parashikuara. Per shembull, ushtrimi i nje profesioni e ben njeriun te beje vete sjellje te caktuara rutine, ku domethenia eshte kuptimi qe skema korresponduese eshte aktivizuar. Keshtu, ne rast se nje person me kerkon te zhvishem dhe me drejton pyetje krejtesisht personale, nuk do ta ndieja veten te shqetesuar ose te habitur se e di qe ky person eshte mjek dhe, si pasoje,, nje skeme u aktivizua, sipas se ciles edhe kjo sjellje e cuditshme (zhveshja) rezulton te jete e arsyeshme dhe e pranueshme.

 

Rolet fitohen me pune dhe me perpjekje, por ka edhe role qe misherohen te njeriu qe ne castin e lindjes dhe e shoqerojne dhe shoqerojne ate gjate gjithe jetes; kemi te bejme me role te ashtuquajtura “te regjistruara”, sic eshte roli seksual, raca, mosha, etj. Perdorimi i skemave te tilla pa dyshim qe e ben me te lehte jeten e subjektit perceptues, megjithese duhet t’u shmanget nje sere rreziqeve qe shkaktohen nga thjeshtezimi i madh i realitetit social. Eshte tundim i forte perdorimi i kategorive konceptuale per te pershkruar grupe njerezish te bashkuar nga nje rol social. Por kjo mund te sjellje edhe pershkrime jo plotesisht te sakta. Ja disa shembuj pershkrimesh te kategorive sociale te bazuara ne aktivizimin e skemave te rolit: “Femrat e urrejne matematiken, ato jane sentimentale dhe qajne me lehtesi”; “ Njerezit me ngjyre jane fantaziste, te dashuaruar pas muzikes dhe e gezojne jeten”, “Pleqte jane grindavece, jane pak te prirur ndaj ndryshimeve dhe shume te lidhur pas zakoneve.

 

Skemat e ngjarjve

 

Njerezit levizin e veprojne ne nje mjedis social te bazuar ne rregulla te miratuara. Te hipesh ne furgon, te telefonosh, te rezervosh vend ne nje restorant ose hotel, te shkosh ne teater etij, jane veprimtari te cilat bazohen ne sekuenca te ngjarjeve qe zhvillohen ne menyre rutine ne kontekste situatash te percaktuara sakte. Keto skema gjenerojne pershkrimin si duhet te sillemi ofrojne tregues per sekuencat e aksionit per te arritur objektivin (vajtja tek vendi ku u nisen furgonet, te zbavitesh ne teater, te flesh ne hotel etj). Ne kendveshtrimin psikologjik eshte interesante te veme ne dukje se keto skema veprojne jashte vetedijes se personit – eshte fare e thjeshte te marresh ne telefon, te hipesh ne furgon, pa reflektuar se cilat jane strukturat e njohjes qe veprojne per programimin e aksioneve tona ne situata specifike. Por, ia vlen te reflektojme kalimti sesa te rendesishme jane ato. Ja, nje shembull:

 

Ne oren 13 Admiri futet ne restorant dhe ulet ne nje tavoline. Kamarieri i sjellje menyne. Admiri i hedh nje veshtrim te shpejte gjelleve dhe zgjedh roste me sallate. Si mbaron se ngreni, paguan dhe shkon perseri ne zyre.

 

Kemi te bejme me nje sekuence te klasike te ndodhive qe behen  ne nje mjedis te caktuar. Keto skema parashikojne fazat qe jane tipike per keto lloje veprimtarish (hyrja ne restorant,  ulja, shikimi i menyse, zgjedhja e ushqimit, pagesa etj.) te cilat realizohen nga role te caktuara (klienti, kamarieri, arketari, kuzhinieri etj).

 

Krahas shume aneve pozitive, skemat kane edhe ane negative, se shpesh mbushin me informacion jo te sakte dicka qe nuk eshte e plote ne mendjen tone. Po keshtu, skemat jane mjaft te rezitence ndaj ndryshimeve. Eshte ne natyern e njeriut te modeloje fakte qe i pershtaten nje skeme ekzistuese, sesa te pranoje qe skema qe ka ndertuar eshte e gabuar, qofte edhe kur i paraqiten fakte per kete.

 

Skemat kane nenkategorizime, nje nder keta eshte stereotipi.

Stereotipi eshte nje lloj skeme qe i krijon opinionet dhe parashikimet per pjesetaret e nje grupi, vetem mbi bazen e anetaresise se tyre ne ate grup. Stereotipat shpeshhere jane te demshem.

 

Stereotipat lidhen me kategorite sociale dhe kategorite etnike (ne shumicen e rasteve pjestaret e etnive te tjera etiketohen sipas paragjykimeve qe kemi). I tille eshte edhe stereotipi i moshes. Jane te shumte njerezit qe pleqte i konsiderojne pasive, te rrjedhur nga mendte etj.

 

Nje lloj tjeter eshte stereotipi i lidhur me pjesetaret e nje grupi ku ne nuk bejme pjese. Njerezit jane te prirur t’i shohin jo me dashamiresi ata qe nuk jane pjesetare te grupit te tyre (gurp, shoqate, klase, lagje, parti etj)

 

Stereotipi i seksit, sipas ketij mashkulli, shihet si ambicioz, agresiv, kompetitiv, pershtatet me pak etj, ndersa femra: e bute, adoptohet me lehtesi, eshte pasive etj.

 

Si e formojme pershtypjen per njerezit qe na rrethojne?

 

Le te supozojme qe bashkebiseduesi juaj  ju kerkon informacion per nje njeri qe ju e njihni mire. Si do ta nisnit pershkrimin e tij? Cilat karakteristika quani me infromuese? Si do t’i organizoni elementet e ndryshme ne menyre qe bashkebiseduesi te fitoje nje pershtypje pozitive? Sic shihet, kemi te bejme me veprimtari ne te cilat eshte i perfshire cdo dite secili nga ne. Ai qe e jep informacionin i drejtohet kujteses, vazhdon me seleksionimin dhe integrimin e njohurive te fituara me pare dhe perfundon me zgjedhjen e modaliteteve gjuhesore nepermjet te cilave transmeton njohurite e veta. Ne kendveshtrimin e atij qe e merr mesazhin, mund te hipotezojme se pershkrimi i marre “perkthehet” ne nje konceptuale.

Keto njeri nderveprojne me strukturen e njohjes. Edhe ne rast se personi nuk eshte i pranishem fizikisht, ky person i pershkruar eshte bere nje lloj “objekti material” per te cilin eshte e mundshme te flasesh mire ose keq, te parashikohet ne do te sillet ne menyre te favorshme ose jo. Si realizohet ky proces kompleks?

 

I pari qe na dha te kuptojme dukurite qe kane lidhje me ate qe e jep dhe ate qe e merr informacionin, ishte Ash. Ai u nis nga hipoteza se, perceptimi (ashtu si edhe perceptimi i nje individi) eshte nje proces konstruktiv, rezultatet e te cilit jane imediate nga strukturat e interpretimit qe aktivizohen ne trurin tone. Menyra si “shohim” nje objekt te caktuar ose nje element te nje figure, varet nga konteksti ku ai eshte futur. Per shembull, elementi “l” qe shohim ne numrin I978 eshte shume i ngjashem me ate qe shohim ne fjalen “lule” , ne u  atribuojme elementeve domethenie te ndryshme, fale gjykimit te kontekstit ku secili eshte perfshire. 

Ai beri nje analize te thelle te menyres me te cilen personat arrijne te realizojne pershtypjen e pergjithshme, duke u nisur nga informacionet qe kane te bejne me tipare specifike qe pershkruajne nje individ. Kur psikologet sociale flasin per tipare, u referohen cilesive te qendrueshme, qe karakterizojne nje person (per shembull, “miqesor”, “besepak”, “dembel” etij). Ash argumentoi se ne e konceptojme personin si njesi psikologjike dhe informacionet e ndryshme qe zoterojme per te, vijne e kumtohen nga nje berthame intepretuese njesuese. Per te demostruar kete dukuri, Ash krijoi nje situate eksperimentale, sa te thjeshte, aq edhe bindese: subjekteve u tha te lexonin nje liste me tipare dhe te krijonin pershtypjen per personin e pershkruar. Grupit te pare :gjysmes se te eksperimentuarve) i tha qe eshte fjala per nje person inteligjent, i afte, punetor, me shpirt te madh, praktik dhe i vemendshem. Grupit te dyte i tha qe eshte fjala per nje person inteligjent, i afte, punetor, i ftohte, praktik dhe i vemendshem.

Nga pershtypjet e dy personaliteteve qe eksperimentuesit krijuan, del ne pah se modifikimi i thjeshte i nje tipari (person i ftohte, persn me shpirt te madh) percakton diferencat sinjifikative te ketyre dy personave te pershkruar.

Per shembull, inteligjenca e nje personi me shpirt te madh u interpretua si “urtesi”, ndersa inteligjenca e nje personi te ftohte u intepretua si “racional, indiferent”.

 

Cfare thame me siper lidhur me formimin e pershtypjes per personin do te bente te besonim se aktiviteti i individit qe krijon keto pershtypje kryesisht konsiston ne kombinimin ne menyra te ndryshme te elementeve te informacionit qe disponon. Ne jeten e cdo dite individet shfrytezojne informacione drejteperdrejte disponibel, por qe shpesh integrohen me informacionin qe tashme e zoterojne. Per shembull, ate te “shkuarjes te informacionit te dhene”. Sipas tij njohja jone e personave eshte strukturuar nga parashikimet tona.

Keto parashikime ndertojne nje lloj teorie per te cilen nuk jemi gjithnje te vetedijshem, por e perdorim cdo dite kur duam te dime dicka dhe synojme te imagjinojme ose te shpjegojme aspektet e tjera te personalitetit te tij. Per shembull, eshte gjeresisht e perhapur bindja se tipare, si “miqesor”, “besnik”, jane bashke; ne rast se kjo eshte e vertete, atehere ka gjasa qe nje person qe pershkruhet si “miqesor”, subjektet dalin ne perfundimin se ai eshte edhe njeri i besueshem.

 

Formimi i pershtypjes se pergjithshme realizohet nepermjet organizimit te informacionit nga ana e individit per individin tjeter. Ne rast se grupit te pare te studenteve, para se te filloje leksioni, do t’i themi se pedagogu qe po presin, eshte njeri i ngrohte, praktik, kritik dhe i vendosur, ndersa grupit te dyte i themi se pedagogu qe po presin eshte tip i ftohte, praktik dhe i vendosur (shihni me kujdes: i vetmi ndryshim ne karakterizimin e pedagogut qendron fjalet: i ngrohte – i ftohte), pas leksionit do te veme re qe studentet e grupit te pare kane krijuar nje opinion pozitiv per pedagogun, ndersa studentet e grupit te dyte kane krijuar nje opinion negativ, megjithese leksioni ishte i njejte per te dyja grupet. Ky eksperiment (i Kelej) mbahet si klasik per ilustrimin e kendveshtrimit te hershem te perceptimit te individit – fokusimin ne trajta te vecanta te personalitetit per te formuar nje pershtypje te pergjithshme per ate.

 

Lind pyetja: Si formohet pershtypja e pergjithshme? Cdo njeri e fokuson vemendjen tek disa cilesi qendrore per krijimin e pershtypjes se pergjithshme. Keto cilesi qendrore sherbejne per te interpretuar informacionin qe do te merret me vone per te njejtin individ. Keshtu, per shembull, ne shembullin e mesiperm, pershkrimi i pedagogut, is praktik apo i vendosur, interpretohet ndryshe kur ne fillim ai eshte pershkruar si “ i ngrohte” dhe ndryshe kur eshte pershkruar si “i ftohte”. (Dy fjalet ne thonjeza jane cilesi qendrore).

 

Pershtypja e pare

 

Pershtypja e pare ndikon fuqimisht per te formuar nje mendim per tjetrin. Kur shohim per here te pare nje te rritur qe nuk i kushton rendesi pamjes se jashtme, kur shohim nje femer te bukur dhe serioze, mendojme se i rrituri eshte njeri i vrazhde dhe bukuroshjae eshte inteligjente. Por, me kalimin e kohes, mesojme se i moshuari eshte kompetent ne ne nje fushe te shkences, ndersa bukuroshja rezulton me nje nivel mendor teper te ulet. Eshte ne natyren e njeriut, qe mbi bazen e pershtypjes se pare, te krijoje nje mendim per tjetrin. Si rrjedhoje, pershtypja e pare mund te ndikoje per keq ne marredheniet tona te ardhshme me tjetrin.

 

Krahas kesaj te vertete, eshte argumentuar shkencerisht edhe efekti i references kur informacioni i mevonshem eshte me i besueshem se informacioni i meparshem.

 

Efekti i references funksionon kur:

  1. njerezit kerkojne vleresim te dyte (per tjetrin), informacioni i mevoshem merr rendesi me te madh se i meparshmi
  2. kalon nje kohe relativisht e gjate midis marrjes se informacionit te pare dhe informacioni te ri.

Veteparaqitja

Ne situate jofamiljare, ne perpiqemi te leme pershtypje te mira.

 

Veteparaqitja eshte sjellja qe le mbresa te dikush apo krijon pershtypje te deshiruara qe i korrespondojne bindjeve te dikujt.

 

Pritja vetemonitoruese ndeshet te njerezit qe udhehiqen nga parimi: “ Kam prirje te jem ashtu sic me duan te tjeret”; keta jane kameleone. Kjo prirje drejtohet ne rregullimin e paraqitjes per te lene pershtypjen e deshiruar.

 

Atyre qe arrijne rezultate te uleta ne vetemonitorim, nuk u intereson shume per ate se cfare mendojne te tjeret, ata flasin dhe veprojne si ndiejne dhe si besojne.

 

Prirja per te treguar modesti dhe optimizem te permbajtur eshte karakteristike per kulturat qe vleresojne permbajtjen: Kina dhe Japonia.

 

Imazhi i vetes qe njerezit shfaqin ne publik mund te jete i ndryshem nga koncepti per veten qe kane perpunuar. Here – here njerezit vendosin te modifikojne ose te krijojne nje imazh te vetes per te bere me te lehte nderveprimtarine sociale ose per te arritur nje objektiv te caktuar. Veteparaqitja eshte procesi nepermjet te cilit njerezit perpunojne imazhin dhe sjelljen vetjake ne menyre qe te krijojne pershtypje te caktuara te bashkebiseduesit. Nga njera ane eshte deshira per t’u perlqyer menjehere bashkebiseduesve, me qellim fitimin e miratimit te tyre, nepermjet te cilit jemi ne gjendje te ndikojme ne sjelljen e tyre.

 

Persa i takon aftesise se veteparaqitjes, njerezit jane te ndryshem. Disa arrijne me lehtesi te “futen” ne situatat sociale, e dine me saktesi si duhet te sillen, cfare duhet te thone dhe cfare duhet te bejne me cdo njeri qe takojne. Ndersa te tjeret mbeten vetevetja, pavaresisht nga situata ne te cilen gjenden; nuk jane te ndikuar nga normat sociale, te cilat rregullojne situatat e ndryshme.

 

Modesita e rreme

 

Pa dyshim qe njerezit paraqesin nje imazh te ndryshem nga ai qe perjetojne. Shembulli me i qarte eshte modesita e rreme.

“Modestia, – ka thene Bejkoni, – eshte nje nga artet e paraqitjes”.

 

Modesita e rreme shfaqet edhe ne permbledhejt autobiografike te njerezve te shquar. Ne ceremonite e ndarjes se cmimeve, fituesit falenderojne te afermit per mbeshtetjen qe u kane dhene.

 

Per te vertetuar kete, ne nje eksperiment u thane studenteve te shkruanin per pervojen e tyre me te suksesshme. Disave iu kerkua te shkruanin emrat dhe te lexonin para te tjereve. Keta shkruan edhe per njerez te tjere qe i kishin ndihmuar. Ndersa te tjereve iu kerkua te mbeteshin anonime. Asnje nga keta nuk shkroi se ne suksesin e tij personal e kishte ndihmuar dikush tjeter; secili theksoi veten meritat personale.

Rritja e vetestimes

 

Rritja e vetelveresimit realizohet nepermjet ketyre metodave

 

  1. Krahasimi social i prirur per poshte: Le te mendojme se ne tre provimet e kaluara ju keni marre noten 7. Ne provimin e katert u vleresuat me noten 6. Kjo ndodhi sepse: a. provimi ishte me i veshtire apo b. nuk u pergatitet mire. Per te zgjidhur kete pikepyetje, ju mendoni te krahasoheni me dy shoke/shoqe te kursit. Ju do te krahasoheni me ata qe ne tre provimet e meparshme jane vleresuar me notat 9 ose 10 apo me ata qe jane vleresuar me 6 ose 5.

 

Ne rast se krahasimi social qe do te beni prek stimen (vetevleresimin) tuaj, ju do te krahasoni veten me shokun/shoqen qe ka dale me keq se ju ne provime.

 

  1. Harresa selektive. Eshte ne natyren e cdo njeriu qe kujtimet e tij te cilat lidhen me prekjen, uljen e vetestimes (si: mosmarrja e provimit, humbja e vendit te pune, humbja e lojes, deshtimi ne nje veprimtari etj.) jane te prirura te shuhen me shpejt nga kujtesa ne krahasim me kujtimet qe lidhen me ngjarje te gezuara. Frojdi thoshte: “Une nuk mbaj mend asnje emer te pacienteve me te cilet kam deshtuar”.

 

Kur mossukseset nuk na ndahen, ne ngushellojme veten. “Ende nuk jam i persosur, por kohe me pare isha me keq”.

 

  1. Pranimi selektiv. Si rregull, kur studenti merr note te larte ne provim thote: “Lenda dhe provimi ishin shume interesante. Pedagogu eshte shume i mire!”.

Njerezit kane prirjen per te zvogeluar rendesine e vleresimeve apo mendimeve negative, nderkohe qe zmadhojne ose ekzagjerojne saktesine e tyre pozitive.

 

  1. Kompensimi i te metave apo gabimeve. Asnjeri nuk mund te jete i suksesshem ne cdo hap qe hedh ne jete. Nuk mund te jete i shkelqyer ne mesime, valltar i mrekullueshem, sportist i klases se pare, veprimtar shoqeror etj. Po keshtu, nuk mund te jesh i perkushtuar ne pune dhe, ne te njejten kohe, bashkeshort i mire, qe rri mjaft kohe ne shtepi.

 

Prirja kompesuese (qe e ka cdo njeri) na ndihmon te kalojme periudhat e veshtira ne jete, madje edhe ne veshtiresite me te medha ne gjithnje gjejme dicka pozitive ne veten tone: “Nuk u be kiameti se humba, rendesi ka kenaqesia qe me dha loja”.

 

Permbledhje:

 

Si kafshe shoqerore, ne i rregullojme fjalet dhe veprimet per te kenaqur te tjeret. Ne vetemonitorohemi, veme re paraqitjen tone, e rregullojme paraqitjen per te lene pershtypjen e deshiruar tek te tjeret.

 

Arritjet me te medha te jetes, por edhe zhgenjimet me te medha te saj, kne lindur nga parashikimet e medha.

 

Paskali ka thene: “Asnje e vertete e vetme muk eshte e mjaftueshme, sepse bota eshte e mderlikuar. Cdo e vertete e ndare nga e verteta e saj plotesuese eshte nje e vertete gjysmake.

 

Motivimi i vleresimit

Burrat, kur flasin per punet e shtepise qe kane bere, perdorin kujtesen e mire te atyre qe kane bere dhe kujtesen e dobet per ato qe nuk kane bere.

 

Ku ballafaqohen me deshtimin, njerezit me vetepelqim te larte i perceptojne edhe te tjeret si deshtake, duke theksuar epersine e tyre ndaj te tjereve.

 

Per ruajtjen e vete pelqimit shkaktohen edhe grindje mes vellezerve dhe motrave. Burrat me vella pak a shume me te afte, nuk shkojne mire me te; burrat me nje vella po aq te afte, kane tendence per te shkuar mire me te.

 

Megjitheate interesat e perbashketa jane te shendetshme, qellimet e njejta ne karriere mund te prodhojne tension dhe xhelozi.

 

Prirjet vetesherbyese si pershtatese

 

Prirjet vetesherbyese dhe shfajesimet qe i shoqerojne, i mbrojne njerezit nga depresioni. Njerezit e depresuar nuk kane iluzione. Vetevleresimet e njerezve te derpesuar jane me te kujdesshme. Njeriu i depresuar eshte i merzitur, por eshte me i zgjuar.

 

“Njerezit flasin me teper per ne, kur nuk jemi sesa kur jemi” Paskal. “Une e quaj, fakt se, po qe se njerezit do ta dinin se cfare thone te tjeret per ta, nuk do te kishte kater miq ne kete bote” Paskal (18670).

 

Prirjet vetesherbyese si keqpershtatese

 

Megjithese krenaria vetesherbyese na mbron nga depresioni, disa here ajo mund te jete keqpershtatese. Kur vetepelqimi i larte i dikujt sfidohet nga kritikat dhe spekulimet e dikujt tjeter, rezultati eshte nje terbim i dhunshem.

 

“Kam bindjen, – thote nje muzikant, – paraqitja eshte po aq e rendesishme sa edhe muzika. Kam vene re se kjo vlen per te gjitha rastet – nuk ka rendesi si jane njerezit nga brena, por si u paraqiten te tjereve”.

 

Mekatet e te tjereve jane perpara syve tane; mekatet tona i kemi pas shpine” Seneka.

 

Ekonomisti Adam Smith parashikoi se njerezit do te mbivleresonin mundesite e tyre per fitim. “Ky fodullek asburd ne punen e tyre,  – ka thene ai, – vjen nga trillimet mendjemadha qe kane njerezit ne aftesite e tyre”.

 

Permbledhje:

 

Ne kundershtim me fodullekun, te cilin e vuajne shume njerez me vetepelqim te ulet dhe ndjenje inferioriteti, psikologet sociale kane zbuluar se njerezit shfaqin prirje vetesherbyese. Ne jeten e perditshme, ne fajesojme situaten per deshtimet dhe i japim merita vetes kur korrim sukses. Ne e vleresojme veten mbi mesataren.

 

Duke patur pasur besim te vetja, ne shfaqim optimizem jo realist rreth se ardhmes.

 

Vetepelqimi i mbron njerezit nga depresioni.

Efekti i konsesusit te rreme

Njerezit kane nje tendence te cuditshme per te perforcuar veteimazhin nepermjet nevleresimit te mases se te menduarit dhe veprimit te te tjereve – dukuri kjo qe quhet efekti i konsesusit te rreme – eshte tendenca per te mbilveresuar ngjashmerine e opinioneve dhe sjelljet e padeshirueshme dhe te pasuksesshme te dikujt

 

Kur sillemi keq apo kur deshtojme ne detyra, ne mendojme se te tjeret reflektojne dhe mendojne si ne. “Une, e bera kete, po keshtu veprojne edhe te tjeret”.

 

Konsesusi i rreme shfaqet kur nuk kemi shume informacion, atehere themi me vete: “ Te gjithe keshtu bejne, perse te mos bej edhe une si ata.”

 

A mund te jemi me te mire se mesatarja?

Per t’i dhene pergjigje kesaj te psikologjise sociale une do te thoja se prirjet vetesherbyese shfaqen atehere kur gjithesecili prej nesh e krahasojem veten tone me tjetrin. Ne cdo dimension i cili eshte njekohesisht si subjekti ashtu edhe shoqerisht i deshirueshem, shumica e njerezve e shohin veten e tyre me te mire se mesatarja. Kjo ndodh per arsye se kur ne krahasojme veten tone me njerezit ne pergjithesi dhe jo me nje individ te njohur.

 

Me poshte po rendis disa arsye perse ne mendojme se jemi me te mire se mesatarja.

 

  1. Shumica e shofereve edhe ata qe kane qene te shtruar ne spital per shkak aksidentesh, e quajne veten me te afte se shoferi mesatar.

 

  1. Shumica e njerezve e quajne veten e tyre me te zgjuar, me simpatike dhe me pak te paragjykuar ne komunitet se njeriu mesatar.

 

  1. Shumica e te rriturve mendojne se i mbeshtetin prinderit e tyre te moshuar ne teper se njeriu mesatar.

 

  1. 66% e njerezve ndihen te rinje ne moshen per moshen qe kane.

Keto kujtojne anektoden e Frojdit, ku burri i thote se shoqes: “Nese njeri prej nesh do te vdese, une do te shkoje te jetoje ne Paris”.

 

  1. Studentet kane me teper tendencen qe ta vleresojne veten mbi mesatare persa i perket “zgjuarsise”.

 

Ne e mbeshtetim imazhin e vetes duke u dhene rendesi fushave ku e shprehim mire veten.

 

“O zot, na jep deshire per te pranuar me gezim gjerat qe nuk mund te ndryshohen, guxim per te ndryshuar gjerat qe mund te ndryshohen dhe aftesite per t’i dalluar ato nga njera – tjetra.

Optimizmi jo realist

Optimizmi paraqet nje afrim pozitiv ne jete. “Optimist, – thote Brauni, – shkon ne dritare cdo mengjes dhe thote: Miremengjes, o Zot!

Pesimisti shkon ne dritare dhe thote: O Zot i madh, qenka mengjes”.

Shumica e njerezve kane nje optimizem realist per ngjarjet jetesore te ardhshme.

Por ekziston edhe optimizmi iluziv – shumica e cifteve kane mendimin se dashuria e tyre do te jete e gjate. Ne fakt, ne kushte individualiste, martesat e reja shpesh deshtojne. Ne nje analize me cifte te martuara mendonin se gjysma e martesa do te perfundonin me divorc, por asnjeri prej tyre nuk pranoi se do t’i ndodhte atij dicka e tille.

 

Shpresa e bazuar ne injorance mund te zgjate shume, por, pa dyshim, bie nje dite. Eshte me teper nje ves sesa nje virtyt.

Ne krijimin e veteefikasitetit, ne shendet dhe mireqenie optimizmi, padyshim, e mund pesimizmin. Por nje grimce realizmi mund te na shpetoje nga te keqijat e optimizmit jo realist.

 

Mesimi: Suksesi ne shkolle dhe ne jete ka nevoje per mjaft optimizem per te mbajtur shpresen dhe mjaft pesimizem per te motivuar shqetesimin (studenti i shqetesuar “behet cope” dhe arrin rezultat te larte ne provimin tjeter).